“Situata nga virusi jashtë kontrolli”- Tritan Shehu: Ministria vë në dyshim besueshmërinë e testimeve/ Rama është “zhdukur”

0
1

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se Ministria e Shëndetësisë vë në dyshim cilësinë e testimeve të saj, ndërsa nuk lejon kryerjen e analizave edhe në laboratorë privatë.

Sipas tij, kryeministri Rama është “zhdukur”, ndërsa qeveria është e paralizuar teksa virusi ka dalë jashtë kontrolli.

Sipas tij, duhet filluar menjëherë hartimi i një strategjie inteligjente e implementimi i saj

Reagimi i plotë:

“Covid” ne perkeqesim, Rama “i zhdukur” Komiteti ne konfuzion, Ministria e Shendetesise ve ne dyshim cilesine e testimeve te saj!

Asistenca nderkombetare e domosdoshme ne keto kushte, kur:

—Shifrat e pakta zyrtare per perhapjen e pasojat e Covid jane tej alarmit, jemi nen nje mungese transparence, pa strategji, me nje Komitet qe pas dy muajsh belbezoi perdorimin e maskave, qe deklaron pa kuptuar gravitetin, hyrjen ne “fazen e transmetimit komunitar” (te jashte kontrollit)… jemi dhe me nje Qeveri te paralizuar!

—Ndersa Kryeministri ka “harruar” fjalen Covid kur pak muaj me pare ishte i “kudo e kurdo ndodhur” ne betejen e tij te deshtuar me tanke e avione, ne vend te nje strategjie inteligjente kunder nje virusi, vecse duke terrorizuar qytetaret.

—Por “cudite” peshtjelluese nuk mbarojne, ndersa vazhdojne te mbahen te bllokuara te gjitha laboratoret e vendit Ministria e Shendetesise ve ne dyshim besushmerine e testimeve te saj, te vetmet te lejuara molekulare e imunologjike, duke i dhene nje te tille vetem 70% e duke shpallur ne keto kushte si strategji te mbrotjes se spitaleve mos testimin e gjere!!!!

Mos valle ne vazhdojme te perdorim akoma kitet kineze ne PCR, kur kitet e reja perendimore kane sensivitetin 95% e specifitetin 98%, po ne imunologji, cilat jane kitet e vetme qe perdoren e pse nuk publikohet dokumentacioni perkates?!

Ne keto e te tjera kushte te rrezikeshme tashme ne ekstrem duhet filluar menjehere hartimi i nje strategjie inteligjente e implementimi i saj, gje e cila imponon nje asistence profesionale e logjistike nderkombetare te qendrueshme ne terren, mundesisht italiane, qe nuk do te mungoje nqs kerkohet.

Leave a Reply