22.7 C
Albania
Thu, 5 August, 2021

Sinoptikanët tregojnë si do jetë moti në fundjavë/ Ja cilat janë zonat ku pritet të ketë reshje shiu

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kanë lajme të mira sidomos për pushuesit që do të parapëlqejnë vijën bregdetare.

“Fundjava pritet të jetë një fundjavë e bukur dhe shlodhëse, pasi si dita e Shtunë ashtu dhe ajo e Diel parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët”, thotë SHMU.

Megjithatë, në relievet kodrinore dhe malore nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare hera-herës deri të dendura.

Sipas SHMU, ditën e Shtunë vranësirat në relievet malore dhe ato kodrinore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtër por në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe breshër.

“Ekziston mundësia që në zona të caktuara reshjet për këtë periudhë të shkurtër kohore të jenë në sasi të mëdha. Ndërsa sa i përket ditës së Diel reshjet do të jenë tepër të izoluara në relievet e larta malore.

Vija bregdetare do të jetë kryesisht e kthjellët dhe temperatura jo të larta (referuar informacionit bashkëlidhur) ideale për të kaluar këto dy ditë pushimi”.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit