8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

Sigmund Freud, themeluesi i psikanalizës

Zigmund FROJD, ( Sigmund FREUD), psikolog dhe psikiatër austriak. Themelues i psikanalizës. Nga viti 1932 profesor në Vjenë, kurse në vitin 1928 për shkak të hitlerianëve emigroi. Teoria e tij mbi jetën psikike ndi-koi jo vetëm në zhvillimin e psikologjisë (Adleri, Jungu e tjerë), por me modifikime të ndryshme dhe korrektura të shumta është e pranishme edhe në disa teza filozofike deri në kohën tonë (E. Fromi, H. Markuze e tjerë), ndonëse vetë Frojdi refuzonte vendosmërtisht që t’i atribuohet çfarëdo intence filozofike koncepcionit të tij «natyror-shkencor».

Nocioni i nënvetëdijes është kategori fundamentale e psikanalizës së tij. Duke konsideruar se baza e tërë jetës është në sferën e cila është krijuar duke prapsur instinktin (para së gjithash ate libidinoz) në sferën e nënvetëdijes, ai pohon se pikërisht kjo sferë qenësisht përcakton të gjitha aktet tona të vetëdijshme. Të prapsurit, mosplotësimi i kënaqësisë së plotë të instinkteve seksuale rezulton me neuroza të ndryshme, ekscese patologjike, gabime në shkrim dhe në të folur e tjera. Zbulimi i sferës së nënvetëdijshme, që i takon Frojdit, pa-raqet një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm, relevant sidomos për shpjegimin më të thellë të disa feno-meneve jo vetëm psikike por edhe të përgjithshme kulturore.

Me zmbrapsjen e instinktit libidinoz në të vërtetë nuk krijohen medoemos neurozat: në manifestimet e sub-limuara të instinktit të paplotësuar shfaqet për shembull arti. Artisti kryesisht, për shkak të nevojave të fuqishme instinktive është i paaftë të gjendet në realitetin praktik: andaj i drejtohet botës së imagjinatës dbe në të gjen kompensimin për plotësimin e drejtpërdrejtë të dëshirave të veta. Nga kjo botë fiktive e artit nuk është larg shpeshherë rruga deri te neurozat. Mirëpo artisti me anën e mekanizmit mbrojtës, domethënë rne anën e aftësive të sublimimit – ndonëse ka pësuar disfatë në jetë dhe e ndien veten të vetmuar – prapëseprapë gjen ngushëllim në faktin se u ofron ngushëllim joartistëve. Ndërkaq, bukuria në vetvete nuk u takon qëllimeve të drejtpërdrejta të artistit: për të pikërisht janë të rëndësishme problemet jetësore; bukuria i shërben vetëm si armë për mbrotje dhe për lehtësimin e vështërsive.

Neurotikët nuk e kanë këtë armë, kështu që u bëhet «e pamundur rruga në realitet».Në ëndrrat si dhe në religjionet dhe mitet manifestohet gjithashtu bota e dëshirave të parealizueshme, të prapsura. Gjithë simbolika që krijohet pikërisht për shkak të censurës dhe të pamundësisë që të shfaqen drejtpër-drejt impulset libidinoze (këta censorë nuk flenë as në kohën e ëndrrave) mund të kuptohet duke i reduktuar në format e veta të pacensuara. Shpjegimet e ëndrrave zbulojnë dëshirat dhe qëllimet sekrete, madje edhe atëherë kur iluzorisht duken se janë,të karakterit të kundërt.

Impulsi themelor dhe thelbi i gjithë mësimit të Frojdit si dhe i një serie veprash teorike të jashtëzakonshme të tij qëndron në synimin e tij që sa më shumë të eliminohet censura e përhershme, e cila pengon të shprehurit e lirë të impulseve, që këta të depërtojnë pa pengesa nga burgjet e tyre, që të shprehet në mënyrë autentike njeriu i vërtetë, burimor dhe jo i rremë dhe hipokrit, që në asociacionin e drejtpërdrejtë të zbulohen gjurmat e veprimeve jonjerëzore të njeriut.

Prandaj metoda fundamentale e shërimit psikanalitik qëndron në faktin që duke i bërë të vetëdijshme elementet e ndryshme nga nënvetëdija që shfaqen te pacienti (shpesh për shembull edhe në format simbolike në ëndrra), të zbulohen shkaqet e vërteta të neurozave me anën e asociacioneve të lira dhe nëpërmjet bisedave.

Teoria e tij mbi Egon, mbi kompleksin e Edipit, mbi ëndrrat, mbi shkaqet e ndryshme të pervezioneve, mbi krijimin dhe përjetimin e artit, shpjegimi i tij i totemit dhe i tabusë, si dhe një seri e tërë tezash mbi strukturën psikike dhe sociale të popujve primitivë, patën (dhe në një masë të caktuar kanë edhe sot) ndikim jashtëzakonisht të madh në shumë vazhdues dhe popullarizatorë të psikanalizës në gjithë botën dhe në fusha të ndryshme shkencore (nga psikologjia, psikiatria deri te sociologjia, estetika dhe filozofia e kulturës). Ndërkaq, sot njëkohësisht provohet edhe një seri e tërë e njëanshmërive dhe i tezave joshkencore, të ndera dhe të pavërtetuara dhe i teprimeve plauzibile me të cilat, duke reduktuar tërë jetën në elementet e instinkteve libidi-noze, janë të pasura veprat e Frojdit.

Të gjitha kryeveprat e Frojdit janë përkthyer në serbokroatishte, sidomos në «Odabrana dela Sigmunda Frojda», Matica Srpska, në VIII vëll.: I Psihopatologija svakodnevnog zivota; II Lfvod u psihoanaJizu; III Dosetka i njen odnos prema nesvesnom; IV O seksuainoj teoriji; Totem i tabu; V Iz kulture i umetnosti(Sumanutost i snovi u Gradivi V. Jensena; Jedna uspomena iz detinjstva Leonarda da Vinci-ja; Mikelandelov Mojsije; Dostojev-ski i oceubistvo; Nelagodnost u kultu-ri); VI Tumaëenje snova I; VII Tuma-denje snova II; VIII Autobiografija; Nova predavanja za uvodenje u psi-hoanalizu.
FROJD, Zigmund (FREUD, Sigmund), psikolog dhe psikiatër austriak. Themelues i psikanalizës.

Nga viti 1932 profesor në Vjenë, kurse në vitin 1928 për shkak të hitlerianëve emigroi. Teoria e tij mbi jetën psikike ndi-koi jo vetëm në zhvillimin e psikologjisë (Adleri, Jungu e tjerë), por me modifikime të ndryshme dhe korrektura të shumta është e pranishme edhe në disa teza filozofike deri në kohën tonë (E. Fromi, H. Markuze e tjerë), ndonëse vetë Frojdi refuzonte vendosmërtisht që t’i atribuohet çfarëdo intence filozofike koncepcionit të tij «natyror-shkencor». Nocioni i nënvetëdijes është kategori fundamentale e psikanalizës së tij. Duke konsideruar se baza e tërë jetës është në sferën e cila është krijuar duke prapsur instinktin (para së gjithash ate libidinoz) në sferën e nënvetëdijes, ai pohon se pikërisht kjo sferë qenësisht përcakton të gjitha aktet tona të vetëdijshme.

Të prapsurit, mosplotësimi i kënaqësisë së plotë të instinkteve seksuale rezulton me neuroza të ndryshme, ekscese patologjike, gabime në shkrim dhe në të folur e tjera. Zbulimi i sferës së nënvetëdijshme, që i takon Frojdit, pa-raqet një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm, relevant sidomos për shpjegimin më të thellë të disa feno-meneve jo vetëm psikike por edhe të përgjithshme kulturore.

Me zmbrapsjen e instinktit libidinoz në të vërtetë nuk krijohen medoemos neurozat: në manifestimet e sub-limuara të instinktit të paplotësuar shfaqet për shembull arti. Artisti kryesisht, për shkak të nevojave të fuqishme instinktive është i paaftë të gjendet në realitetin praktik: andaj i drejtohet botës së imagjinatës dbe në të gjen kompensimin për plotësimin e drejtpërdrejtë të dëshirave të veta. Nga kjo botë fiktive e artit nuk është larg shpeshherë rruga deri te neurozat. Mirëpo artisti me anën e mekanizmit mbrojtës, domethënë rne anën e aftësive të sublimimit – ndonëse ka pësuar disfatë në jetë dhe e ndien veten të vetmuar – prapëseprapë gjen ngushëllim në faktin se u ofron ngushëllim joartistëve. Ndërkaq, bukuria në vetvete nuk u takon qëllimeve të drejtpërdrejta të artistit: për të pikërisht janë të rëndësishme problemet jetësore; bukuria i shërben vetëm si armë për mbrotje dhe për lehtësimin e vështërsive.

Neurotikët nuk e kanë këtë armë, kështu që u bëhet «e pamundur rruga në realitet».Në ëndrrat si dhe në religjionet dhe mitet manifestohet gjithashtu bota e dëshirave të parealizueshme, të prapsura. Gjithë simbolika që krijohet pikërisht për shkak të censurës dhe të pamundësisë që të shfaqen drejtpër-drejt impulset libidinoze (këta censorë nuk flenë as në kohën e ëndrrave) mund të kuptohet duke i reduktuar në format e veta të pacensuara.

Shpjegimet e ëndrrave zbulojnë dëshirat dhe qëllimet sekrete, madje edhe atëherë kur iluzorisht duken se janë,të karakterit të kundërt.Impulsi themelor dhe thelbi i gjithë mësimit të Frojdit si dhe i një serie veprash teorike të jashtëzakonshme të tij qëndron në synimin e tij që sa më shumë të eliminohet censura e përhershme, e cila pengon të shprehurit e lirë të impulseve, që këta të depërtojnë pa pengesa nga burgjet e tyre, që të shprehet në mënyrë autentike njeriu i vërtetë, burimor dhe jo i rremë dhe hipokrit, që në asociacionin e drejtpërdrejtë të zbulohen gjurmat e veprimeve jonjerëzore të njeriut.

Prandaj metoda fundamentale e shërimit psikanalitik qëndron në faktin që duke i bërë të vetëdijshme elementet e ndryshme nga nënvetëdija që shfaqen te pacienti (shpesh për shembull edhe në format simbolike në ëndrra), të zbulohen shkaqet e vërteta të neurozave me anën e asociacioneve të lira dhe nëpërmjet bisedave. Teoria e tij mbi Egon, mbi kompleksin e Edipit, mbi ëndrrat, mbi shkaqet e ndryshme të pervezioneve, mbi krijimin dhe përjetimin e artit, shpjegimi i tij i totemit dhe i tabusë, si dhe një seri e tërë tezash mbi strukturën psikike dhe sociale të popujve primitivë, patën (dhe në një masë të caktuar kanë edhe sot) ndikim jashtëzakonisht të madh në shumë vazhdues dhe popullarizatorë të psikanalizës në gjithë botën dhe në fusha të ndryshme shkencore (nga psikologjia, psikiatria deri te sociologjia, estetika dhe filozofia e kulturës).

Ndërkaq, sot njëkohësisht provohet edhe një seri e tërë e njëanshmërive dhe i tezave joshkencore, të ndera dhe të pavërtetuara dhe i teprimeve plauzibile me të cilat, duke reduktuar tërë jetën në elementet e instinkteve libidi-noze, janë të pasura veprat e Frojdit. Të gjitha kryeveprat e Frojdit janë përkthyer në serbokroatishte, sidomos në «Odabrana dela Sigmunda Frojda», Matica Srpska, në VIII vëll.: I Psihopatologija svakodnevnog zivota; II Lfvod u psihoanaJizu; III Dosetka i njen odnos prema nesvesnom; IV O seksuainoj teoriji; Totem i tabu; V Iz kulture i umetnosti(Sumanutost i snovi u Gradivi V. Jensena; Jedna uspomena iz detinjstva Leonarda da Vinci-ja; Mikelandelov Mojsije; Dostojev-ski i oceubistvo; Nelagodnost u kultu-ri); VI Tumaëenje snova I; VII Tuma-denje snova II; VIII Autobiografija; Nova predavanja za uvodenje u psi-hoanalizu.

Frojdi dhe mendimi i një gjeniu.Një intervistë me Xhovani Xhervis, profesor i Psikologjisë Dinamike në La Sapienza të Romës

Tek analizë e mbarueshme dhe analizë e pambarueshme, Frojdi pohon që psikanalisti nuk duhet të konsiderohet një «dhënës urtësie». Në njëfarë mënyre duhet të zbresë nga piedestali mbi të cilin vihet me lehtësi dhe mbi të cilin nganjëherë bie, sepse shpesh «nuk është bartës shëndeti më të madh mendor se pacientët e tij.

Materializmi dhe pozitivizmi i Frojdit e ndjejnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por në mënyrë shumë më evidente, krizën e konceptimit të individit të gjeneruar nga darvinizmi. Në këtë kuptim, Frojdi futet në rrugën e hapur nga teoritë darviniane.

Profesor Xhervis le ta fillojmë këtë analizë të figurës së Zigmund Frojdit duke përshkruar kontekstin historiko–kulturor që influencon mbi veprën e tij.

Problemi i kontekstit është i një rëndësie qendrore pikërisht pse Frojd paraqitet si pikë konvergjence e një serie temash, të cilat janë qendrore të kulturës së tetëqindtës dhe, në të njëjtën kohë, si pikë zgjidhjeje dhe kthese. Në radhë të parë, është oportune të flitet për temën më të rëndësishme, domethënë krizën e konceptimit klasik të individit. Në këtë kuptim, si mendimtar, si themelues i një korrenti ideologjik, Frojdi me të drejtë afrohet me mendimtarë të tjerë: më të rëndësishmit që vijnë në mendje, nga ky këndvështrim, janë Niçe, Marks dhe Darvin. Ata përbëjnë atë që Paul Rikoeur e ka quajtur «shkolla e dyshimit». Çfarë është dyshimi? Është dyshimi sistematik mbi vetëlegjitimimin e ndërgjegjes. 

Paraardhësi ideologjik më i dukshëm i Frojdit është Niçe, edhe pse Frojdi pohonte se nuk i kish lexuar veprat e tij; ndoshta nuk ishte e vërtetë. Në fakt, mjaft qartë tek Niçe dhe më parë tek Fransis Bejkën, tek Hjum dhe tek Shopenhauer, të cilët Frojdi i kish lexuar ekziston një konceptim i krizës së individit, i «krizës së Unit». Uni, thotë tashmë Niçe, nuk është diçka që është e dhënë, por është diçka që është bërë: përkundrazi, njeriu luan me Unin e tij.

Ka diçka nga brendësia që dominon dhe përcakton Unin tënd si iluzion i të qenit individ i plotë, i vetëlegjitimuar dhe i vetëpërcaktuar. Kjo ishte pika qendrore për Frojdin, edhe pse nuk mjafton për të përcaktuar të gjithë perspektivën e refleksionit të tij; ekzistojnë kështu elementë të tjerë ideologjikë që kontribuojnë për ta përkufizuar. Njëri sigurisht jepet nga influenca e darvinizmit. Darvini është sot një figurë gjerësisht e rivlerësuar në shkencën moderne pikërisht prej influencës që ka pasur gjatë të gjithë rrugës së psikologjisë të nëntëqindtës, si dhe mbi biologjinë. 

Me të fillon një kritikë sistematike ndaj konceptimit idealist të individit dhe fillon edhe demonizimi i botës naive për të konceptuar ndërgjegjen. Darvini pohon në mënyrë eksplicite se diferencat midis njeriut dhe kafshëve janë si diferenca cilësore, por edhe që përcaktohen në procesin evolutiv, në të cilin nuk asgjë thelbësisht të re që të futet nga jashtë. Në thelb, njeriu është kafshë ose bir kafshe dhe Frojdi e ka të qartë në mendje këtë definicion. Materializmi dhe pozitivizmi i Frojdit e ndjejnë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por në mënyrë shumë më evidente, krizën e konceptimit të individit të gjeneruar nga darvinizmi. Në këtë kuptim, Frojdi futet në rrugën e hapur nga teoritë darviniane.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit