Si të hiqni pushin nga rrobat e leshta

0
17
pushi i rrobave

Grumbullimi dhe shpërndarja e pushit nëpër rroba, sidomos ato të leshta, është një bezdi më vete.

Përpara se të merrni vendimin drastik për të mos e veshur më rrobën tuaj të preferuar, mësoni mënyrat më praktike të eliminimit të pushit nga veshjet.

Si Të Hiqni Pushin Nga Rrobat e Leshta

Mënyra e parë dhe më e thjeshtë është përdorja e një  ruloni me ngjitës , të cilin mund ta gjeni në shumë supermarkete dhe dyqane.

Përdoreni ngjitësin në lëvizje nga lart poshtë në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e rrobës.

Ju mund të krijoni ngjitësin tuaj personal duke marrë një petës e duke e veshur me ngjitës në të gjithë gjatësinë e tij dhe më pas ta përdorni në rroba për të thithur pushin e mbledhur.

Letrën ngjitëse mund ta ndani në shiritë e t’i përdorni secilin në një hapësirë të caktuar ku rroba ka zënë push.

Një mënyrë tjetër është që të përdorni briskun e papërdorur të rrojës dhe me shumë kujdes ta kaloni nëpër të gjithë sipërfaqen e rrobës që ka zënë push.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se sfungjeri është gjithashtu një mënyrë e mirë për të pastruar rrobat nga pushi.

Lageni atë, shtrydheni dhe më pas fërkoni rrobat në lëvizje nga lart poshtë.

Dorashkat për larjen e enëve të cilat janë prej llastiku janë një mënyrë e thjeshtë dhe praktike për eliminimin e pushit.

Fërkojeni rrobën tuaj lehtë me këtë dorashkë dhe pushi e qimet do të ngjiten pas saj.

Dorashka të tilla mund të përdoren edhe për pastrimin e tapicerive nga pushi dhe qimet e flokëve.

Getat dhe çorapet e najlonit janë një alternativë tjetër që mund ta provoni.

Vendosni një çorape në dorë dhe fërkojeni rrobën lehtë në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e saj.

Hapi i rradhës pas të gjitha këtyre alternativave është që t’i lani rrobat në lavatriçe por të mos përdorni larës.

Pas heqjes nga lavatriçja, shkundini rrobat lehtë dhe vendosini të thahen.

Burimi: AgroWeb.org

Lini një përgjigje