Si sot në vitin 2009, “King of Pop” Michael Jackson lë frymën e fundit..!

0
6

Ylli ndërkombëtar i popit, një nga artistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Me zërin e tij të veçantë dhe talentin e pashembullt në kërcim, ai ka fituar 13 çmime Grammy dhe vlerësohet se ka shitur gjithsej 750 milion disqe.

Michael Joseph Jackson lindi në 29 gusht 1958 në Gary, Indiana. Ai vinte nga një familje e varfër. Babai i tij ishte minator dhe nëna e tij punonjëse e një dyqani. Michael Joseph ishte i shtati nga nëntë fëmijët e çiftit.

Karriera muzikore e familjes filloi me katër vëllezërit e tij më të mëdhenj, të cilët së shpejti u bashkuan nga Michael, i cili ishte vetëm gjashtë vjeç në atë kohë, duke krijuar Jackson Five!!!

Ishte muzikant, këngëtar, autor, producent, kompozitor, koreograf, prodhues, kercimtar amerikan. I pagëzuar si Mbreti i Popit, apo siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, King of Pop, ai njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kontributet e Xheksonit në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

THE KING IS ALIVE

Leave a Reply