20.5 C
Tiranë
HomeArgetimSi SotSi sot 7 Korrik!

Si sot 7 Korrik!

Ngjarje:

  • 98 (para erës sonë) – Martirizimi i dëshmorëve të krishterë në Durrës: i Peregrinit dhe atyre që ishin me të, Lukianit, Pompeit, Hesikit, Papiut, Saturninit e Gjermanit, të ardhur nga Italia, të cilët i mbyti në det guvernatori pagan i Durrësit, Agrikola, sepse pohuan publikisht besimin e krishterë bashkë me Shën Astin.
  • 1807 – Franca dhe Rusia nënshkruan Traktatin e Tilsitit, nëpërmjet të cilit u bënë aleatë dhe ndanë Evropën mes tyre.
  • 1854 – Vdiq fizikanti George Simon Ohm. Njësia matëse e rezistencës elektrike mban emrin e tij.
  • 1898 – SHBA-ja aneksoi Havain.
  • 1937 – Forcat ushtarake japoneze sulmuan Kinën. Fillimi i luftës Sino-Japoneze.
  • 1946 – Murgesha e lindur në Itali, Frances Xavier Cabrini, u kanonizua si e shenjta e parë amerikane.
  • 1954 – Elvis Presley bëri debutimin e tij të parë në radio, kur radiostacioni i Memphisit WHBQ, emetoi inçizimin e tij të parë, “That’s all Right”.
  • 1997 – Shkencëtarët Aleksander Gundel dhe Jurgen Zullei, që punonin në studimin e gjumit, zbuluan se njerëzit nuk bëjnë gjumë të rehatshëm në kozmos.
  • 2005 – Sulmet terroriste në tri stacione nëntokësore dhe një autobus dykatësh shkaktuan vdekjen e 52 personave dhe katër kamikazëve, në sulmin më të madh në Londër që nga Lufta e Dytë Botërore.
  • 2009 – Jordania njeh Republikën e Kosovës.

Festa dhe përvjetore:

Dita e shtetësisë së Ishujve Solomone

Ishujt Solomon janë shtet në Melanezi, në jugperëndim të Oqeanit Paqësor, në lindje të Papua Guinesë së Re. Më konkretisht, është në arkipelag Melanezisë në Oqeani, në lindje të Guinesë së Re. Këta ishuj janë me origjinë vullkanike. Ishujt më të mëdhenj janë Guadalkanal (me pikën më të lartë prej 2,335 metra), Santa Isabel, Makira, Malajta, Hxorxhia e Re, Çoizel, dhe aty janë edhe 992 ishuj të vegjël dhe atole. Ishujt kodrinorë janë të mbuluar me bimësi tropikale. Ndikimi i oqeanit ndikon në klimë të butë. Popullsi etnike, me 94.5% janë Melanizianët, Polinezianët me 3% dhe 1.2% Mikronezianët. Përveç tyre , në këta ishuj jetojnë edhe një numër i vogël i kinezëve, Indusëve dhe Evropianianëve., ishulli ka një numër të vogël kineze, indianëve dhe evropianët. Gjuhët e përdorura gjerësisht janë Tok Pisin dhe Bislama. Ishujt Solomon janë anëtare të Commonveltit. Ishujt më të afërta fqinje janë Nauru, Kiribati, Tuvalu, Fixhi dhe Vanuatu. Ishujt Solomon kanë një sipërfaqe prej 28 450 km, në vendin e 140 në botë, dhe në te jetojnë 470 000 banorë dhe radhitet në vendin e 160 në botë. Pavarësinë nga Mbretëria e bashkuar e ka fituar në më 7 korrik të vitit 1978. Gjuhë zyrtare në këtë shtet , është gjuha angleze.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat

Si sot 19 Tetor!

Si sot 18 Tetor!

Si sot 17 Tetor!

Të tjera

Lini një koment