17 C
Albania
Sun, 16 May, 2021

Si sot 7 Janar!

Ngjarje:

  • 1558 – Calais, e vetmja që kontrollohej nga anglezët në territorin e Francës, u rikthye nga francezët.
  • 1610 – Galileo Galilei pa katër satelitët e Jupiterit. Ai ua vuri atyre emrat Io, Europa, Ganymede dhe Kalisto.
  • 1789 – George Washington bëhet kryetar i parë së SHBA-së.
  • 1887 – Thomas Stevens përfundoi udhëtimin e parë me biçikletë nëpër botë. Ai e kishte filluar udhëtimin e tij në prill të vitit 1884.
  • 1927 – Filloi shërbimi telefonik transatlantik midis New Yorkut dhe Londrës, me 31 thirrje të bëra në këtë ditë të parë.
  • 1935 – Ministri i Jashtëm francez, Pierre Laval, dhe kryeministri italian, Benito Mussoloni, nënshkruan marrëveshjet italiano-franceze.
  • 1946 – Pas disa nismave të pasuksesshme në vitet e para të Republikës, në Turqi u ndërmor hapi i parë për transicionin në regjimin parlamentar shumëpartiak. Ish-kryeministri Celal Bayar dhe politikanë të tjerë të shquar si Adnan Menderes, prof. ord. Fuat Koprulu dhe Refik Koraltan, u larguan nga radhët e Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe themeluan Partinë Demokrate (DP). Celal Bayari u zgjodh kryetar i DP-së në Kongresin e Madh të mbajtur 3 ditë më vonë. Partia Demokrate fitoi zgjedhjet e 14 majit 1950 duke i dhënë fund pushtetit monist 27-vjeçar të CHP-së për t’u bërë e para forcë qeverisëse në sistemin e pluralizmit politik në Turqi.
  • 1959 – SHBA-ja njohu qeverinë e re të Fidel Castros në Kubë.
  • 1979 – Njësitë vietnameze, të cilat luftonin prej 4 vitesh me regjimin kamboxhian të Kmerëve të Kuq, morën kontrollin e kryeqytetit Phnom Penh të Kamboxhias. Pol Poti, lider i Kmerëve të Kuq, u largua nga kryeqyteti dhe në vend shpërtheu lufta civile që do të vazhdonte deri në vitin 1999, ndërmjet qeverisë së re të mbështetur nga Vietnami dhe Kmerëve të Kuq.
  • 1989 – Princi Akihito u bë perandor i Japonisë, pas vdekjes së të atit, perandorit Hirohito.
  • 1996 – Alvaro Arzu u zgjodh president i Guatemalës.

Festa dhe përvjetore:

  • Kisha Ortodokse kremton Shën Joan Pararendësin dhe Pagëzorin (sipas kalendarit të ri – Gregorian).

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,975FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit