30.7 C
Albania
Sun, 20 June, 2021

Si sot 5 Qershor!

Ngjarje:

1832 – Fillon kryengritja e studentëve në Paris.

1849 – Danimarka bëhet monarki kushtetuese me nënshkrimin e kushtetutës së re.

1959 – Betohet qeveria e parë e Singaporit.

2003 – Një valë e madhe nxehtësie arrin Pakistanin dhe Indinë, temperaturat kalojnë mbi 50 °C.

2006 – Mali i Zi shpall pavarsinë ndaj Bashkimit shtetërorë Serbi-Mal i Zi.

Festa dhe përvjetore:

Dita Botërore e Mjedisit

Dita Botërore e Mjedisit e njohur nganjëherë edhe si Dita ndërkombëtare e mjedisit është një ditë festive e cila organizohet më datën 5 qershor të çdo viti. Kjo datë është mjeti kryesor i OKB-së për inkurajimin e vetëdijes dhe veprimit për mbrojtjen e mjedisit tonë në nivel global dhe lokal.

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me qëllim të rritjes së vetëdijes rreth çështjeve të mjedisit si dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve aq sa edhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. 5 qershori si datë festive dhe botërore e mjedisit ka nisur të festohet që nga viti 1974.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit