8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

Si sot 5 Prill!

Ngjarje:

5 prill 1804 – Meteori i parë që është regjistruar nga shkencëtarët, ra në Skoci.

5 prill 1897 – Filloi Lufta Tridhjetëditore ndërmjet Shtetit Osman dhe Greqisë.

5 prill 1900 – U nda nga jeta komandanti i shquar i ushtrisë osmane, Gazi Osman Pasha.

5 prill 1930 – Mahatma Gandhi përfundoi marshimin e tij 300 milje të gjatë duke mbërritur në bregdetin e Dandit, në qytetin Gujarat të Indisë. Me këtë marshim në vitin 1930 kundër taksës britanike të kripës, njohur botërisht si Marshimi i Gandit për Kripën, ai udhëhoqi kryengritjen indiane kundër Britanisë së Madhe.

5 prill 1971 – U riaktivizua vullkani Etna në Itali.

5 prill 1992 – Qeveria e Bosnjë-Hercegovinës shpalli pavarësinë e vendit.

5 prill 1998 – U përurua Ura “Akashi Kaikyo”, e cila lidh qytetin Kobe me ishullin Awaji të Japonisë. Ndërtuar për 10 vjet, ajo është ura e varur më e gjatë në botë: 1991 metra.

5 prill 2003 – Trupat amerikane hyjnë në Bagdat.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit