Si sot 5 Janar!

0
21

Ngjarje:

  • 1895 – Në Francë përfundoi gjyqi i njohur në historinë botërore të jurisprudencës si “Çështja Dreyfus”. Gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm kapitenin Alfred Dreyfus, me akuzën se kishte spiunuar për Gjermaninë. Dreyfusit iu hoqën gradat dhe u dërgua në burg. Novelisti i njohur Emile Zola, i cili besonte në pafajësinë e Dreyfus-it, i dërgoi Presidentit të Francës një letër të hapur me titullin “Akuza” dhe çështja nisi të diskutohet sërish në opinionin publik francez. Çështja e rihapur shkaktoi në vend polarizim të shoqërisë në boshtin e antisemitizmit dhe pas 8 vjetësh u mbyll me shpalljen e Dreyfus-it të pafajshëm. Dreyfus-it iu dha medalja Legjioni i Nderit (Legion d’honneur) dhe hyri sërish në ushtrinë franceze me gradën e majorit.
  • 1919 – Në “Republikën e Weinmar”-it, që u krijua në Gjermani pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, u themelua një parti e re politike me qëllim për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve gjermanë. Më vonë kjo parti mori emrin “Partia Nacionalsocialiste e Punëtorëve Gjermanë” (NSDAP) dhe kryetar i saj u zgjodh Adolf Hitleri.
  • 1968 – Në krye të Partisë Komuniste tëÇekosllovakisë erdhi reformisti Aleksander Dubçek, i cili ndërmori disa hapa për të reduktuar ndikimin sovjetik në vendin e tij. Si rrjedhojë e këtyre masave filloi procesi i njohur në histori si “Pranvera e Pragës”. Ndërsa përgjigja që i dhanë vendet anëtare të Paktit të Varshavës, që udhëhiqej nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) reformave të Dubçekut ishte pushtimi i Çekosllovakisë.
  • 1991 – Doli në qarkullim numri i parë i gazetës Rilindja Demokratike, gazeta e parë e lirë pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri.

Lini një përgjigje