8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

Si sot 24 Janar!

Ngjarje:

  • 1927 – Regjizori Alfred Hitchcock paraqiti filmin e tij të parë The Pleasure Garden në Angli.
  • 1972 – Komandanti japonez Shoichi Yokoi u gjet i fshehur në xhungël në Guam ku fshihej që nga LDB.
  • 1984 – Kompjuteri i parë Apple Macintosh paraqitet në shitje.
  • 1989 – Shteti federal Florida e ekzekutoi vrasësin më të perfolur amerikan Ted Bundy në karrigen elektrike.
  • 1993 – Gazetari dhe shkrimtari turk Uğur Mumcu u vra me autobombë në Ankara, Turqi.
  • 1996 – Kryeministri polak Jozef Oleksy akuzohet për spiunim për Moskën.
  • 2003 – Filloi veprimtarinë Departamenti i Sigurimt të Atdheut të SHBA-së (Department of Homeland Security).
  • 1919 – Ismail Qemali vdiq në hotelin “Brufani” të Peruxhia-s, ku ndodhej i ftuar nga Qeveria italiane, me qëllim për të arritur “një marrveshje me gjthë shqiptarët e Shqipërisë dhe delegatët e Amerikës”, për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes, që do të zhvillohej në Paris.

Festa dhe përvjetore:

  • Dita Ndërkombëtare e Arsimit

Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit e cila shënohet më datën 24 janar të çdo viti. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në takimin e saj të mbajtur më 3 dhjetor të vitit 2018, ka shpallur 24 janarin si Ditë Ndërkombëtare të Arsimit duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global, si dhe duke riafirmuar me këtë rast edhe faktin se “Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive.” Qëllimi i tjetër i caktimit të ditës kushtuar arsimit në nivelin ndërkombëtar është që të tërheq vëmendjen e qeverive dhe popujve për rolin dhe rëndësinë që luan arsimi si njëri ndër mjetet më të përshtatshme për të shpëtuar nga varfëria.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit