20.5 C
Tiranë
HomeArgetimSi SotSi sot 23 Shtator!

Si sot 23 Shtator!

Ngjarje:

  • 1575 – U kap rob kalorsi kryqtar, “soldado aventajado”, ushtari elitar si dhe me vone shkrimtari spanjoll Miguel Servantes autor i “Don Kishotit”; ne anijen “Sol” nga pirati shqiptar i Algjeris, Arnaut Mami.
  • 1845 – U themelua klubi i bejzbollit Knickerbockers Baseball Club në Nju Jork, ekipi i parë i cili luan sipas rregullave moderne.
  • 1846 – Zbulohet Neptuni nga atronomi francez Urbain Jean Joseph Le Verrier dhe astronomi anglez John Couch Adams dhe verifikuar nga astronomi gjerman Johann Gottfried Galle.
  • 1848 – Zhvillohet prodhimi i parë i çamçakëzit komercial nga John Curtis në Bangor, Maine në ShBA dhe hedhur në tregun ‘The State of Maine Pure Spruce Gum’.
  • 1875 – William Bonney (“Billy the Kid”) u arrestua për herë të parë.
  • 1884 – Herman Hollerith patenton makinën e tijë mekanike të tabelimit.
  • 1889 – U themelua Nintendo Koppai (më von njohur si Nintendo Company, Limited) nga Fusajiro Yamauchi për të prodhuar dhe shitur lojërat e kartave Hanafuda.
  • 1925 – Myfit Libohova përfundoi mandatin si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
  • 1932 – Mbreti i Hexhazit dhe Nexhdit u riemërua në: Mbreti i Arabisë Saudite.
  • 1952 – Rocky Marciano nokautoi Jersey Joe Walcott në rundin e trembëdhjetë duke u bërë kampioni i ri i kategorisë së rëndë.
  • 1973 – Juan Perón kthehet në fuqu në Argjentinë.
  • 1980 – Bob Marley zhvillon koncertin e tijë të fundit.
  • 1983 – Ishujt Shën Kitts dhe Nevis u bashkhen Kombeve të Bashkuara.
  • 1983 – Gerrie Coetzee nga Afrika Jugore bëhet afrikani i parë kampion botëror në kategorinë e rëndë të boksit.
  • 1990 – Iraku publikisht u kërcënua se do të shkatërronte fushat e naftës në Lindjen e Mesme dhe se do ta sulmojë Izraelin, po qe se ndonjë shtet mundohet që ta dëbojë nga Kuvajti.
  • 1991 – Inspektorët e OKB-së gjejnë dokumente ku jepen detaje të programit sekret irakian të armatimit bërthamor. Gjetja në Bagdad kishte shkaktuar krizë me autoritetet në Irak.
  • 1993 – Personave me ngjyrë iu lejua pjesëmarrja në qeverinë e Afrikës së Jugut, pas një votimi parlamentar.
  • 1999 – NASA shpallë se ka humbur kontaktin me mars Climate Orbiter.
  • 2002 – Paraqitet për herë të parë në publik shfletuesi i internetit Mozilla Firefox (“Phoenix 0.1”).
  • 2005 – FBI vret Filiberto Ojeda në Plan Bonito Hormigueros, Puerto Rico.

Festa dhe përvjetore:

  • Selia e Shenjtë në Vatikan dhe pelegrinët nga mbarë bota kremtojnë ditën e San Pios nga Pietralcina, shenjtit të mrekullive.
  • Kisha Ortodokse kremton Ngjizjen e Shën Joan Pararendësit dhe Pagëzorit, profetit më të madh të Krishterimit.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat

Si sot 19 Tetor!

Si sot 18 Tetor!

Si sot 17 Tetor!

Të tjera

Lini një koment