Si sot 23 Dhjetor!

0
37
si sot

Ngjarje:

  • 23 dhjetor 1876 – Ligji Themeltar (Kanun-i Esasi), i cili është kushtetuta e parë e Shtetit Osman, u shpall së bashku me Periudhën e Parë Kushtetuese. Kjo periudhë mori fund më 13 shkurt 1878.
  • 23 dhjetor 1948 – Gjenerali Hideki Tojo, kryeministër i Japonisë gjatë Luftës II Botërore, si dhe 6 liderë japonezë të tjerë të asaj periudhe, u ekzekutuan në Tokio për krime lufte dhe gjenocid.
  • 23 dhjetor 1972 – Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë goditi Nikaraguan duke rrafshuar pothuajse tërësisht kryeqytetin Managua dhe shkaktuar vdekjen e 10.000 personave.
  • 23 dhjetor 1973 – Shtetet prodhuese të naftës u mblodhën në kryeqytetin Teheran të Iranit dhe vendosën të rrisin me 130 për qind çmimet e naftës. Një tjetër vendim i tyre ishte pezullimi i eksportit të arit të zi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Holandës.
  • 23 dhjetor 1984 – Një avion pasagjerësh i Linjave Ajrore Ruse (Aeroflot) ra gjatë përpjekjes për të bërë ulje emergjente në Aeroportin e Krasnojarskit, pas zjarrit që shpërtheu në një prej motorëve të aeroplanit. Në këtë aksident ajror humbën jetën 110 persona.
  • 23 dhjetor 1989 – Në Prishtinë u mbajt Kuvendi themelues i LDK-së
  • 23 dhjetor 1990 – Slovenia me plebiscit u ddeklarua për ndarje nga RSF e Jugoslavisë.
  • 23 dhjetor 1995 – Zjarri në një mbrëmje argëtimi me rastin e fundvitit në qytetin Dabwali të Indisë u mori jetën 540 njerëzve, mes të cilëve edhe 170 fëmijë.

Festa dhe përvjetore:

  • Kuvendi themelues i LDK-së

Lini një përgjigje