29.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

Si sot 18 Maj!

Ngjarje:

18 maj 1152 – Henry II of England (shqip Henry II I Anglisë) martohet me Eleanor of Aquitaine.

18 maj 1498 – Vasco da Gama arrin portin e Kalkutës në Indi

18 maj 1631 – Në Dorchester, Massachusetts, ShBA, John Winthrop merr betimin e zyrës dhe bëhet Guvernatori i Parë në Massachusetts.

18 maj 1652 – Rhode Island miraton ligjin e parë në Amerikën veriore që e ndalon skllavërinë.

18 maj 1765 – Zjarri shkatërron një pjesë të madhe të Montrealit, Quebec.

18 maj 1804 – Napoleon Bonaparte emërohet Perandori i Francës nga Senati Francez.

18 maj 1897 – Drakula, një novelë nga poeti Irlandez Bram Stoker botohet për herë të parë.

18 maj 1980 – shpërtheu vullkani Shën Elena në veriperëndim të shtetit Uashington, SHBA.

18 maj 2019 – u mbajt finalja e Festivalit Evropian të Këngës 2019 në Tel Aviv, Izrael.

Festa dhe përvjetore:

Dita Ndërkombtare e Muzeut

Dita Ndërkombëtare e Muzeut është një ditë ndërkombëtare që mbahet çdo vit në ose rreth datës 18 maj, e koordinuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeumeve. Ngjarja nxjerr në pah një temë specifike e cila ndryshon çdo vit për të pasqyruar bazën e preokupimeve të komunitetit ndërkombëtar të muzeumeve.

Kjo ditë siguron mundësinë që profesionistët e muzeve të takojnë publikun dhe t’i informojnë ata për sfidat me të cilat përballen muzetë. Në të vërtetë, duke ndjekur përkufizimin e muzeve të ofruar nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeumeve, një muze është përkufizuar si një institucion jofitimprurës, i përhershëm në shërbim të shoqërisë dhe zhvillimit të saj, i hapur për publikun, i cili përvetëson, konservon, hulumton, komunikon dhe ekspozon trashëgiminë e prekshme dhe të paprekshme të njerëzimit dhe mjedisit të tij për qëllime arsimimi, edukimi, studimi dhe kënaqësie .  Dita Ndërkombëtare e Muzeut shërben si platformë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi rolin që luajnë muzetë në zhvillimin e shoqërisë aktuale, në një nivel ndërkombëtar. 

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit