30.7 C
Albania
Sun, 20 June, 2021

Si sot 17 Prill!

Ngjarje:

17 prill 1453… Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari (Fatih) ngadhënjeu ishujt e Stambollit.  

17 prill 1790… Vdiq shkencëtari, politikani dhe shkrimtari amerikan, Benjamin Franklin.

17 prill 1897… Ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Mbretërisë së Greqisë filloi lufta që njihet si “Lufta 30-ditore”.

17 prill 1937 – Njohja kanonike e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse së Shqipërisë nga Patriarkana Ekumenike, në Stamboll, në kohën e Patriarkut Beniamini I, ku u dha Tomos-i Patriarkal dhe Sinodal “mbi bekimin e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse në Shqipëri”, me në krye Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Kristofor Kisi.

17 prill 1940… U miratua Ligji për Institutet e Fshatit, një projekt arsimi specifik i Turqisë për të përgatitur mësues të ciklit fillor. 

17 prill 1941 – Lufta e dytë botërore: ushtria e Jugosllavisë dorëzohet.

17 prill 1946… Siria shpalli pavarësinë nga mandati francez.

17 prill 1954… U hodhën themelet e Përmendores së Çanakalasë, e cila ndërtua në kujtim të ushtarëve turq që dhanë jetën në Luftërat e Çanakalasë në vitin 1915 gjatë Luftës I Botërore.

17 prill 1961… Kubanët në mërgim të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) zbarkuan në Kubë për të përmbysur Fidel Castro-n. Zbarkimi njihet edhe si Operacioni i Gjirit të Derrave dhe rezultoi me fitoren e Fidel Castro-s.

17 prill 1972… Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) doli në pah se administrata e Nixon-it kishte zhvilluar aktivitete të jashtëligjshme përgjimi ndaj rivalëve të tij politikë gjatë zgjedhjeve të vitit 1972. Si pasojë e ngjarjes së njohur me emrin Watergate dhanë dorëheqjen 3 këshilltarë dhe një prokuror të implikuar.

17 prill 1977 – Në Lihtenshtajn gratë votojnë për herë të parë në zgjedhje të lira.

17 prill 1993… Vdiq Presidenti i 8-të i Republikës së Turqisë, burokrati dhe politikani turk, Turgut Ozal.

Festa dhe përvjetore:

  • Masakra e Poklekut – Forcat serbe masakruan 53 njerëz të pafajshëm, në mesin e tyre 10 nxënës.
  • Samoa – Festa e Flamurit

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit