Si sot 15 Nëntor!

0
16

Ngjarje:

  • 1492 – Kristofor Kolombi ka marre shënimin e parë për duhanin në ditarin e tij. Duhani në të vërtetë për herë të parë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë është sjellë nga Amerika në Evropë dhe pastaj në kontinente të tjera.
  • 1939 – Forcat naziste filluan në Varshavë vrasjen masive të hebrenjve.
  • 1533 – Francisco Pizarro arrin në Cuzco, Peru.
  • 1949 – Vriten Nathuram Godse dhe Narayan Apte për vrasje e politikanit indian Mahatma Gandhi.
  • 1961 – Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi një traktat, i cili ndalonte prodhimin dhe përdorimin e armëve bërthamore.
  • 1966 – Programi Gemini: Gemini 12 bie në Oqeanin Atlantik.
  • 1970 – Lunokhod 1 zbret në Hënë.
  • 1971 – Intel paraqiti në treg mikroprocesorin e parë, 4004.
  • 1983 – U themelua Republika Turke e Qipros së Veriut.
  • 1983 – Republika turke e Qipros së Veriut formohet zyrtarisht, duke u njohur si shtet vetëm nga ana e Turqisë.
  • 1985 – Britania e Madhe dhe Irlanda nënshkruajnë një marrëveshje për t’i dhënë Dublinit një rol zyrtar këshillues në qeverisjen e Irlandës Veriore.
  • 1988 – Këshilli Kombëtar i Palestinës, trup legjislativ i Autoritetit Palestinez, shpalli formimin e një shteti të pavarur palestinez në përmbyllje të konferencës katërditore në Algjeri.
  • 1889 – Brazili shpallet Republikë nga Marechal Deodoro da Fonseca dhe Perandori Pedro i Dyti rrëzohet nga froni përmes një puçi ushtarak, duke i dhënë fund mbretërisë.
  • 1900 – Tahir Dizdari, nëpunës, publicist, gjuhëtar e orientalist shqiptar.
  • 2002 – Hu Jintao zgjedhet sekretar gjeneral i Partisë Komuniste të Kinës.
  • 2003 – Kryeqyteti komercial i Turqisë goditet nga një valë e bombardimeve të fuqishme.
  • 2006 – Filloi veprimin Al Jazeera English lajmet.
  • 2007 – Një ciklon shkatërrimtar i emërtuar “Sidr” godet Bangladeshin, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 5.000 personave dhe shkatërrimin e tokave pjellore.
  • 2009 – Populli i Kosovës votoi në zgjedhjet lokale, zgjedhjet e para që nga koha kur vendi shpalli pavarësinë nga Serbia.

Leave a Reply