Si sot 15 Korrik!

0

Ngjarje:

  • 1948 – Presidenti amerikan, Harry S. Truman, u nominua për një mandat të dytë gjatë Kuvendit të Partisë Demokrate në Philadelphia.
  • 1971 – Presidenti Richard Nixon paralajmëroi se do ta vizitonte Republikën Popullore të Kinës për të kërkuar “normalizim të raporteve”.
  • 1976 – Odiseja 36-orëshe e rrëmbimit filloi për 26 nxënës dhe shoferin e autobusit të tyre, pasi që ata u rrëmbyen nga tre të armatosur në Kalifornia dhe u mbajtën në një qeli nëntokësore. Të rrëmbyerit ikën dhe nuk pati të lënduar.
  • 1979 – Presidenti amerikan, Jimmy Carter, mbajti një fjalim, në të cilin kritikoi “krizën e besimit” në Amerikë. Ndonëse ai nuk e shfrytëzoi këtë term, fjalimi mbeti i njohur si fjalimi i “sëmundjes”.
  • 1996 – MSNBC-ja, një rrjet 24-orësh me lajme, bëri debutimin e tij në televizionin kabllor dhe në internet.
  • 1997 – Disenjatori Gianni Versace u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Miami. I dyshimti për vrasjen e tij, Andrew Phillip Cunanan, u gjet i vdekur tetë ditë më vonë.
  • 2002 – John Walker Lindh, amerikani që kishte luftuar përkrah talebanëve në Afganistan, deklaroi se ndihet fajtor, në kuadër të një marrëveshjeje që ia kursente atij burgimin e përjetshëm.
  • 2007 – Dioqeza romano-katolike e Los Angelesit paralajmëroi se do t’i shpenzonte 660 milionë dollarë si dëmshpërblim për rastet e abuzimeve nga kleri.

Festa dhe përvjetore:

  • Festa e ditëlindjes së Shenjtorit të Tropojës Dervish Luzha

Rexhep Tarçuku i njohur më shumë si Dervish Luzha (Luzhë, 15 korrik 1904 – 4 nëntor 1985) ka qenë një shejh sufi i tarikatit Halveti.

U lind në Luzhë, të Tropojës të Malësisë së Gjakovës, i biri i Tarçuk Balës dhe Fate Hysenit nga Gegëhyseni. I ati e la jetim të vogël dhe për të u kujdes mixha Bajram Sefë Bala, që edhe e rriti. Që në vogëli tek ai u duken shenjat e dervishit, dhe xhaxhai i tij e çoi ne teqen e Çajës në Kukës. Aty në moshën 17-vjeçare vishet dervish i tarikatit Halveti nga sheh Rexhepi, i cili e kompletoi me shërbimet e nevojshme.

Dervishi kthehet në Luzhë nga ku ka marrë edhe emrin Dervishi i Luzhës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore përkrahu Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe shërbeu pa armë në Brigadën XXV.

Më 1982 ka hyrë në shtëpinë e Halit Balës, ku i shërbeu lezhjanja Bardhe Tanja, por në pamundësi që të ndërtonin një tyrbe gjatë regjimit. Dervishi ndërroi jetë më 3 nëntor 1985, por pas rënies së komunizmit Azem Hajdari i ndërtoi tyrben e Dervish Luzhës që përnderohet nga vendasit.

Leave a Reply