19.7 C
Albania
Sat, 19 June, 2021

Si sot 14 Dhjetor!

Ngjarje:

  • 1822 – Kongresi i Veronës, takimi i fundit i fuqive të Aleancës së Shenjtë dhe Britanisë mbyllet me ndërhyrjen për të parandaluar një ndërhyrje të mundshme ndaj Spanjës revolucionare.
  • 1911 – Roold Amundsen, eksplorator norvegjez, së bashku me shokë të tij bëhen të parët që arrijnë në Polin e Jugut, 35 ditë përpara Kapiten Skotit.
  • 1920 – Fataliteti i parë, në historinë e fluturimeve civile për pasagjerë, ndodhi kur një aeroplan rrëzohet mbi një shtëpi në Krikellnd të Londrës duke shkaktuar vdekjen e dy pasagjerëve dhe dy anëtareve të ekuipazhit.
  • 1939 – Lidhja e Kombeve përjashton Bashkimin Sovjetik për shkak të agresionit të tij, ndaj Finlandës.
  • 1962 – Sonda kozmike “Mariner II” filloi të dërgojë në tokë informacionet e para të njeriut në një planet tjetër, nga planeti Afërdita.
  • 1967 – Shkencëtarët e Universitetit kryen izolimin e acidit ADN nga një virus i futur në një epruvete prove.
  • 1993 – Bashkimi Evropian vendos marrëdhënie diplomatike me Afrikën e Jugut. Ky ishte akti i fundit i nje politike të re të bashkëpunimit pas shume vitesh izolimi.
  • 1995 – Udhëheqësit e ish-Jugosllavisë nënshkruajnë në Paris traktatin e Paqes mbi Bosnjën. Në këtë mënyrë iu dha fund konfliktit më të rëndë në Evropë qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe iu hap rrugë mijëra trupave të NATO-s për të lëvizur drejt këtij vendi të caktuar.
  • 1996 – Afro 150 studentë nga Novi Sad (në veri të Serbisë) arritën në Beograd, pas një Marshimi 80 km të gjatë, në mbështetje të qindra-mijëra opozitarëve, të cilët kanë manifestuar çdo ditë në rrugët e kryeqytetit.
  • 1998 – Një filipinas, i dënuar për vrasjen e një çifti amerikan gjatë një grabitje në Arabinë Saudite, u ekzekutua në Riad. Ekzekutimi e çon në 27 numrin e personave të ekzekutuar gjatë këtij viti në Arabinë Saudite.
  • 2018 – Kosova bëhet me Ministri të Mbrojtjes. Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.
  • 2018 – Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan tri projektligjet që ndryshojnë mandatin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, përkatësisht ushtri.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit