Si sot 10 Dhjetor!

0
39
si sot

Ngjarje:

  • 1817 – Mississippi bëhet shteti i 20të i ShBA-ve.
  • 1869 – Jomingu u jept grave të drejtën e votës.
  • 1901 – Ndahet Çmimi i parë Nobel.
  • 1902 – Në Tasmani grave ju jepet e drejta e votës.
  • 1906 – Presidenti amerikan Theodore Roosevelt fitoi Çmimin Nobel, dhe u bë amerikani i parë i cili fitoi këtë çmim.
  • 1932 – Tailanda adapton kushtetutën dhe bëhet monarki kushtetuese.
  • 1948 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut.
  • 1963 – Aeroplani hapsinorë X-20 Dyna-Soar i Forcave Ajrore të ShBA-ve u ndërpre nga Robert McNamara.
  • 1990 – Plenumi Qendror i Partisë Punës së Shqiprisë merr vendimin pë pluralizëm politik.
  • 2005 – Unnur Birna Vilhjálmsdóttir u zgjodh Miss Bota.

Festa dhe përvjetore:

Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

Në mbarë botën kjo date shënohet si Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, si një përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB.

Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare, ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.

Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut ; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut ; të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Lini një përgjigje