Si shpëtuan dy kushërinjtë nga breshëria e plumbave. Sapo dëgjuan krismat…/ Detaje nga konflikti për kromin

0
20
konflikti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Bulqizës, ku dy të rinj, kushërinj me njëri-tjetrin, u qëlluan me breshëri automatiku.

Një mjet që lëvizte me shpejtësi aty ku Rruga e Arbrit bashkohet me rrugën e Qytetit të Vjetër të Bulqizës, fillimisht i ka bllokuar rrugën një mjeti tjetër, duke i qëlluar më pas rivalët në konflikt me breshëri arme. Eir e Shaqir Tollja, kushërinj me njëri-tjetrin, kanë shpëtuar për mrekulli, ndërkohë autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të “Pishave”, drejt Fushë-Bulqizës.

Kushërinjtë Tollja lëviznin me makinën tip “Land Rover”, me targa “AA 976 FO”, dhe sapo kanë dëgjuar krismat e para, kanë ndaluar makinën në anë të rrugës. Autori i dyshuar, me inicialet B. Z., ka qëlluar mjetin edhe në xhamin e pasmë dhe atë të përparmë, duke shkaktuar disa vrima, por dy kushërinjtë kanë shpëtuar nga breshëria e plumbave.

NGJARJA

Ngjarja është mësuar shumë shpejt nga autoritetet e Policisë Bulqizë, si dhe forcat “Shqiponja” në Dibër, të cilët menjëherë kanë ngritur postblloqe në Qafë-Bualli dhe në Fushë-Bulqizë. Ndërkohë, autori në afërsi të Teqes Bulqizë e ka braktisur makinën dhe dyshohet të jetë ngjitur në mal, për t’iu shmangur arrestimit. Kushërinjtë Tollja e kanë identifikuar autorin dhe kanë deklaruar për Policinë lokale se nuk është hera e parë që B. Z. i ka sulmuar me armë dhe fizikisht për çështje të pronësisë mbi Fabrikën e Pasurimit të Kromit në Bulqizë.

Zyrtarë të Policisë bënë të ditur se rreth orës 14:30 janë njoftuar për ngjarjen e ndodhur në një segment të Rrugës së Arbrit, në afërsi të Qytetit të Ri Bulqizë. “Shtetasi B. Z., duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. Tollja, dhe Sh. Tollja, kushërinj me njëri-tjetrin dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit”, thanë drejtues të Policisë Dibër.

Burimi: Panorama.al

Leave a Reply