17.5 C
Tiranë
HomeAktualitetSi rrezikohen të pavaksinuarit nga varianti Delta?/ Ja çfarë tregojnë studimet e...

Si rrezikohen të pavaksinuarit nga varianti Delta?/ Ja çfarë tregojnë studimet e fundit

Vaksinat kundër koronavirusit ju mbrojnë nga hospitalizimi, sëmurja e rëndë dhe vdekja kundër koronavirusit.

Ato ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme edhe ndaj variantit Delta të këtij virusi, i cili është dy herë më shumë infektues sesa variantet tjera të këtij virusi.

Mbi këtë bazë është krijuar thirrja për imunizim e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, teksa varianti Delta vazhdon të jetë dominues në pjesën më të madhe të botës.

Sipas CDC-së, disa të dhëna sugjerojnë se varianti Delta mund të shkaktojë sëmurje më të rëndë sesa variantet tjera. Në dy studime të ndryshme nga Kanadaja dhe Skocia, pacientët e infektuar me variantin Delta, kanë pasur më shumë gjasa për hospitalizim, sesa pacientët e infektuar me variantin Alfa, apo variantin origjinal të koronavirusit.

Personat e pavaksinuar mbeten shqetësimi më i madh. Ndonëse numri më i madh i të infektuarve përbëhet nga të pavaksinuarit, edhe individët e vaksinuar plotësisht, të cilët kanë simptoma, mund ta bartin infeksionin te të tjerët.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) janë duke analizuar të dhëna nëse personat e vaksinuar plotësisht, të cilët cilët janë të infektuar, por nuk kanë simptoma, mund ta bartin virusin.

Megjithatë, personat që nuk kanë marrë vaksina kanë shumë më shumë mundësi të bien në kontakt me virusin.

Personat e vaksinuar, por të infektuar me variantin Delta të koronavirusit, mund ta mbartin virusin te të tjerët, mirëpo periudha e bartjes është më e shkurtër.

Vaksinat

Vaksinat janë tejet efektive edhe kundër variantit Delta. Ndonëse edhe personat e vaksinuar mund të bien në kontakt me variantet e koronavirusit, megjithatë, vaksina ofron mbrojtje të fortë kundër sëmurjes së rëndë dhe vdekjes.

Maskat

Vendosja e maskës është masë shtesë parandaluese për përhapje të virusit dhe ndalje të pandemisë.

Autoritetet besojnë se vaksinat janë duke luajtur rol kyç në parandalimin e virusit dhe zvogëlim të sëmurjes së rëndë.

Ndonëse vaksinat janë shumë efektive, ato nuk janë perfekte. Miliona njerëz po vaksinohen kundër koronavirusit dhe ky numër po rritet.

Por ka edhe miliona të tjerë që nuk janë imunizuar, të cilët do të mund të infektojnë të tjerët.

Shkalla e ulët e vaksinimit në disa rajone të SHBA-së është thënë se ka nxitur valën e re të pandemisë, e cila lidhet me variantin Delta.

Sipas autoriteteve, vendosja e maskës është e nevojshme edhe për të ulur mundësitë e krijimit të varianteve të reja, potencialisht më të rrezikshme.

Lufta kundër pandemisë ka ndryshuar

CDC ka thënë javë më parë se lufta kundër pandemisë ka ndryshuar, pikërisht për shkak të rrezikut që bart varianti Delta, andaj edhe është propozuar që punëtorët shëndetësorë ta kenë të detyrueshëm vaksinimin.

Në një dokument të brendshëm të këtij institucioni është thënë se varianti Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, përhapet sikurse lia e dhenve (e njohur si lia e ujit), dhe shumë më shpejt sesa gripi sezonal.

Në dokument është përmendur se personat e pavaksinuar kanë 10 herë më shumë mundësi që të sëmurën rëndë apo të vdesin nga koronavirusi, në krahasim me personat e imunizuar.

Vetë CDC e ka konfirmuar vërtetësinë e dokumentit për të cilin ka raportuar fillimisht e përditshmja amerikane Washington Post.

Burimi: Panorama

Qëndro me ne
13,800FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment