8.5 C
Tiranë
HomeShowBizzShowBiz ShqiptarSi përfundim, ja e kujt është makina që Hyseni i dhuroi Nikut

Si përfundim, ja e kujt është makina që Hyseni i dhuroi Nikut

Niku dhe Hyseni krijuan miqësi shumë të ngushtë, edhe pse ky i fundit nuk është më pjesë e programit.

Gjatë një puntate të emisionit “Për’puthen”, Niku ishte në një takim ku edhe foli për herë të parë për aksidentin e tmerrshëm me makinë që i kushtoi atij një këmbë. Ai tani bën një jetë shumë normale me protezën që ka.

Por kjo ngjarje në jetën e Nikut kishte prekur thellë Hysenin i cili ishte i vendosur që t’i ndihmonte mikut të tij. Ai mendoi se një makinë do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për Nikun, dhe i dhuroi një të tillë.

Më pas, rrjetet sociale vluan me aludimet se makina ishte e Alvisës, ish të dashurës së Hysenit e cila po vijon emisionin e dashurisë.

Më në fund Hyseni reagoi në lidhje me thashethemet që qarkulluan për ditë të tëra.

Ai mohoi çdo aludim duke iu përgjigjur një ndjekësi “Jo nuk është e vërtetë. Ajo ka qenë makina ime dhe Alvisa thjesht e ka përdorur disa herë”. 

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment