Si humbi jetën në pishinë 13 vjeçarja/ Flasin dëshmitarët

0
3

Një 13 vjeçare nga Drenasi ka humbur jetën në një pishinë në fshatin Baicë të Lipjanit.

loading...

Rasti është konfirmuar nga policia e Kosovës.

Sugjerime
loading...

Ndërkohë për rastin tragjik të ditës së sotme për televizionin 7 kanë folur dy dëshmitarë.

Sipas tyre, e ndjera ka qëndruar në ujë rreth një orë para se t’i ofrohej ndihma.

Besart Bajraktari, banor i fshatit ishte i pari që pa viktimën dhe tentoi ta ndihmonte.

Në përpjekje të tillë ai kishte takuar rastësisht një polic, i cili gjithashtu kishte provuar të ndihmonte.

Ai tregon se me makinën e tij, tashmë të ndjerën e kishin dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, pasi paraprakisht QMF’në e Shalës e kishin gjetur të mbyllur.

“Kam tentuar  mi dhanë ndihmën e shpejtë. Kam marrë ndihmën edhe të një polici. E kam dërguar në Shalë në ambulantë, aty ishte mbyll, pastaj e kemi dërguar në Komoran por ajo kishte vdekur”, tha ai për T7.

Ndërkohë dëshmitari tjetër ka treguar se thellësia maksimale e pishinës është dy metra.

Ai tha se pishina është publike dhe se është ndërtuar nga vetë fshati.

“Nuk ka persona që kujdesen për ata që vijnë. Ne e kemi cek gjithmonë që secili prind me pas kujdes për fëmijët e tij”, tha ai.

Ai ka treguar se gjatë pandemisë pishina ka punuar me “kapak” derisa sipas tij prej dy javësh pothuajse çdo ditë vizitohet nga qindra qytetarë .

Sipas MSH-së pishinat në Kosovë duhen hapur nga 1 korriku.

loading...

Leave a Reply