‘Shumë nga gjërat për të cilat ne flasim janë për Putinin’/ Trump, thirrje që Rusia t’i bashkohet G7-s

0
29

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të mërkurën tha se do të ishte “e logjikshme” të ftohej presidenti rus Vladimir Putin për t’iu ribashkuar Grupit të Shtatëshes, duke shtuar se do të ishte shumë më e lehtë për të zgjidhur çështje të ndryshme nëse Moska do të përfaqësohej në këtë grup.

“Shumë nga gjërat për të cilat ne flasim janë për Putinin,” tha Presidenti Trump në një intervistë për Radion Fox News. Ai tha: “Le ta kemi atë në sallë… për të zgjidhur gjërat”, raporton VOA.

Fundjavën që kaloi, Presidenti Trump hodhi idenë e zgjerimit të G7s, i përbërë nga ekonomitë më të zhvilluara të botës, për të përfshirë edhe njëherë Rusinë, e cila u dëbua nga ky grup në vitin 2014 pas aneksimit nga Moska të rajonit ukrainas të Krimesë.

Dy udhëheqësit folën me telefon të hënën dhe diskutuan mbi mundësinë e mbajtjes së një samiti të zgjeruar të G7s më vonë gjatë këtij viti.

Kremlini ka thënë se do të kërkojë më shumë informacion në lidhje me ftesën e Presidentit Trump.

Udhëheqësi amerikan ka ftuar gjithashtu Australinë, Korenë e Jugut dhe Indinë.

Vende të tjera të G7s, përfshirë Kanadanë, nuk janë dakord me rikthimin e Rusisë ndërsa disa, si Japonia, ende nuk kanë shprehur mendim.

Gjermania tha të mërkurën se tani nuk është koha për të ndryshuar formatin e takimit.

Presidenti Trump e ka shtyrë takimin e G7s deri në shtator ose më vonë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Grupi përfshin SHBA, Japoninë, Britaninë, Francën, Kanadanë, Gjermaninë, Italinë dhe Bashkimin Evropian.

Leave a Reply