Shtohet misteri për vrasjen në Bulqizë/ Zbardhet dëshmia e shokut të gjahut: Nuk e vrava unë

0
44
Elidon Basha

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku mbeti i vdekur i 22-vjeçari Elidon Basha.

Për ngjarjen u shoqërua në polici, miku i tij Klodian Kola, 27-vjeçari që dyshohet sipas policisë, se e ka vrarë me armë gjahu shokun e tij Elidon Basha, por nga pakujdesia.

Siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Enver Doçi, i riu mësohet të ketë hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij para uniformave blu duke pretenduar se viktima mund të jetë qëlluar nga një person i tretë.

Kujtojmë që i riu nga Fushë-Bulqiza u qëllua me armë në shpatull ndërsa është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin Rajonal të Peshkopisë. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar ai është nisur drejt Tiranës, ku edhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

Burimi: BalkanWeb

Lini një përgjigje