8.5 C
Tiranë
HomeAktualitetShqiptarët, me varfërinë më të madhe në rajon, nuk përballojnë faturat, ushqimet,...

Shqiptarët, me varfërinë më të madhe në rajon, nuk përballojnë faturat, ushqimet, veshjet, nuk arrijnë të ngrohin shtëpitë, 64% nuk ikin dot për pushime

Një anketë e Këshillit të Kooperimit Rajonal i nxori shqiptarët si popullin me pamundësitë më të mëdha për të paguar faturat mujore të dritave dhe ujit, pagesën e qirasë, sigurimin e ushqimeve të nevojshme, ngrohjen e shtëpive dhe kalimin e pushimeve një javë jashtë vendit, ndër 5 vende të tjera të rajonit, si Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Mali i ZI.

26% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin, dritat dhe qiratë

Anketa gjeti se 26 për qind e qytetarëve në vitin 2019 nuk kishin mundësi të paguanin faturat e dritave dhe të ujit.
Kjo ishte përqindja më e madhe në Rajon, ku vetëm 10 % e boshnjakeve kanë pohuar vështirësi në pagesën e tyre, 19 për qind e qytetarëve nga Kosova, 20 % e maqedonasve, 19% e qytetarëve të Malit të Zi dhe 17 për qind e serbeve.

16% e Shqiptarëve në pamundësi për të paguar huanë

Shqiptarët ishin më përqindjen e më të lartë të pamundësisë për të paguar huatë, ku 16 për qind e të pyeturve kanë pohuar se nuk kanë pasur mundësi të kryejnë pagesën, në raport me 9 për qind të boshnjakëve, 14 për qind e shtetasve nga Kosova, 13 për qind e maqedonasve, 14 % e malazezëve dhe 7% për qind të serbëve.

Gati gjysma e shqiptarëve të privuar nga i ngrohti

Mungesa e standardeve në banesave, ngrohja e shtrenjtë me energji dhe të ardhurat e ulëta privojnë gati gjysmën e shqiptarëve të kenë akses në ngrohjen e banesave. Anketa e Barometrit të Ballkanit gjeti së vitin 2019, gati gjysma e shqiptarëve, 42 për qind e tyre nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën, ndryshe nga vendet e tjera ta Rajonit ku kjo përqindje ishte shumë e vogël. Vetëm 9 % e boshnjakëve nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën 11 % e shtetasve nga Kosova, 16% e maqedonasve, 17 % e malazezëve dhe 11 për qind e serbëve.

Shqiptarë më të varfër në Rajon për ushqime dhe veshje

Shqiptarët gjithashtu kishin përqindjen më të lartë në rajon për pamundësinë për të siguruar ushqimet dhe veshjet e nevojshme për familjen. 19 % e qytetarëve të vendit tonë pohuan se nuk kishin mundësi të siguronin këto furnizimeve jetike. Në Bosnjë vetëm 7% e qytetarëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe rroba, 12 % e shtetasve nga Kosova, 11 % e maqedonasve, 13 % e malazezëve dhe 10 % e serbëve nuk kishin mundësi të siguronin ushqime dhe rroba për familjen.

64% nuk bëjnë dot pushime

Pyetjes “A jeni përballur me paaftësi për të përballuar të paktën një javë pushime larg nga shtëpia (nëse doni) gjatë 12 muajve të kaluar”, rreth 645 e shqiptarëve i janë përgjigjur Po, që sërish është përqindja më e lartë në rajon. Në përgjithësi, për këtë pyetje, të gjithë vendet e rajonit kanë shprehur pamundësinë për të bërë pushime, ku pas Shqipërisë renditet mali i Zi (48%), Maqedonia e Veriut (46%), Serbia (40%), Bosnjë Hercegovina (35%). Në rajon, më lehtë i përballojnë pushimet shtetasit nga Kosova, me vetëm 28% të totalit, që pohojnë që nuk bëjnë dot pushime. Kosova ka si destinacion kryesor për të kaluar pushime Shqipërinë.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,783FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment