20.5 C
Tiranë
HomeBotaShpërtheu në flakë aeroplani pasi bëri “një zhurmë të fortë” gjatë aterrimit...

Shpërtheu në flakë aeroplani pasi bëri “një zhurmë të fortë” gjatë aterrimit në një aeroport të Mbretërisë së Bashkuar

Gomat e një aeroplani shpërthyen në flakë pas një uljeje të vështirë në Mbretërinë e Bashkuar të enjten mbrëma.

Sipas mediave të huaja, transportuesi i ngarkesave u ul në Aeroportin East Midlands pasi u nis nga Leipzig në Gjermani herët në mbrëmje.

Imazhet dramatike tregojnë rrotat e Kalitta Air Boeing 747 të ndezura pasi përplasen në asfalt.

Sipas një dëshmitari në vendngjarje, aeroplani besohet të ketë ‘gëlltitur diçka’ ndërsa po afrohej në Derby.

Dëshmitari, i cili ndau fotografitë me Sky Scan World, tha se së bashku me flakët dramatike, pati edhe një zhurmë të fortë ndërsa aeroplani gjigant aterroi.

Nuk besohet se dikush u plagos në incident.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment