Shpërthen në flakë makina e parave në Gjirokaster

0
9

Një furgon i blinduar i transportit të parave ka marrë flakë në zonën e Gjirokastrës.

Mësohet se motorri i automjetit që transporton valute ka marrë flakë ndërsa nuk janë shënuar të lënduar.Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në rrugën që të çon drejt qytetit të Libohovë ku automjeti i blinduar i firmës se ruajtjes së sigurisë fizike ‘Nazeri’ ka marrë flakë në pjesën e përparme të motorit duke rrezikuar shkrumbimin e makinës.

Nuk dihet nëse në brendësi të mjetit ka pasur para, por menjëherë forcat e policisë private kanë lajmëruar zjarrfikësit e Libohovës, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ata kanë lokalizuar origjinën e flakëve duke shmangur dhe djegien e plotë të furgonit të blinduar.

Leave a Reply