11.5 C
Tiranë
KryefaqjaAktualitetShiu “pushton” Shqipërinë/ ARRSH informacion mbi gjendjen e rrugëve: Ja akset më...

Shiu “pushton” Shqipërinë/ ARRSH informacion mbi gjendjen e rrugëve: Ja akset më problematike. Drejtuesit e mjeteve duhet…

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione mbi gjendjen e rrugëve në Shqipëri, si pasojë e motit të keq.

ARRSH thotë se reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë.

Më problematike janë rrugët si Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

ARRSH po ashtu njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe aktualisht të gjitha rrugëet janë të kalueshme.

Një apel bëhet edhe për shoferët: “Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”.

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera