9 C
Albania
Wed, 14 April, 2021

Shitja e Interit: Interesim i madh nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite/ Zbulohet oferta e re

Sipas raportimeve në Itali, Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite ka treguar interes për blerjen e Interit, ndërsa Fortress Investment Group tashmë ka vendosur një ofertë për të blerë klubin nga Suning.

Suning po kërkon “partnerë të përshtatshëm” për klubin italian dhe sipas raportimeve, familja Zhang është e gatshme të shesë një pjesë të aksioneve apo të gjitha nëse oferta është e lartë.

Fondi britanik BC Partners ka qenë i pari që ka treguar interes  në marrjen e shumicës së aksioneve te Inter, por të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje pasi Suning vlerëson klubin në një miliard euro.

Sipas Il Sole 24 Ore, megjithatë, ka fonde të reja të gatshme për të diskutuar një blerje të mundshme të klubit.

Gazeta ekonomike raporton, Fortress, një firmë amerikane e menaxhimit të investimeve, ka bërë një ofertë paraprake për të blerë një shumicë aksionesh në klub.

“Oferta është pjesërisht e kapitalit dhe pjesërisht e financimit dhe gjithashtu do të ketë për qëllim rifinancimin e borxhit ekzistues”, raporton gazeta.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Princi i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman është gjithashtu i interesuar për blerjen e Interit dhe do të ishte i hapur për të blerë një pjesë të vogël të aksioneve në klub përmes Fondit Saudit të Investimeve Publike.

Zhang Jindong zbuloi javën e kaluar Suning  do të shkurtojë investimet e parëndësishme për biznesin me pakicë.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,984FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit