Sherr në Jalë: 30-vjeçari bën për spital rojen e resortit/ Ja çfarë i gjen në makinë policia…

0

Një djalë i ri nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Himarës mbrëmjen e të dielës, pas një konflikti me rojen e resortit në të cilin po pushonte në Jalë. Sipas bluve, 30 vjeçari ka goditur fizikisht rojen për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Policia njofton: “Konfliktohet fizikisht me një shtetas, posedonte edhe lëndë narkotike me vete, vihet në pranga nga Policia shtetasi: D. B., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një resorti në Jalë të Himarës, 30 vjeçari ka goditur fizikisht rojen për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Gjithashtu, nga kontrolli i automjetit me të cilin ky shtetas udhëtonte, shërbimet i kanë gjetur një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”.

Leave a Reply