Shembja e Teatrit Kombëtar/ Avokati i Popullit del me 10 rekomandime: Të ndëshkohen policët që…

0
12

Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, kreut të Policisë së Shtetit si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të ndëshkojnë sjelljet e punonjësve të policiisë që u angazhuan në operacionin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në 17 maj 2020.

Avokati i Popullit tha se pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve të kësaj të fundit më 17 maj 2020 në operacionin për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit.

Në konstatime thuhet se eshte përdorur sprajti. “Në pamjet filmike që kemi administruar janë fiksuar dy raste të përdorimit të sprajtit nga punonjësit e policisë. Rasti i parë është ai kur punonjësit e policisë me veshje të zezë dhe maskë mësyjnë menatë në godinën e TK dhe bëhen gardh para derës anësore. Para tyre ndodhen 7 shtetas, të cilët vështrojnë të çoroditur. Një punonjës i policisë spërkat me sprajt në drejtim të dy vajzave që gjenden më pranë tij. Njëra prej vajzave po mban në dorë celularin ndërsa tjetra qëndron mbështetur pas murit dhe duket e frikësuar. Në këtë çast afrohen katër qytetarë të tjerë. Edhe ndaj tyre hidhet sprajt”, thote Avokati i Popullit.

Nisur nga konstatimet e kryera gjatë hetimit administrativ, u është kërkuar, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.”

Burimi: Panorama.al

Leave a Reply