8.5 C
Tiranë
HomeTeknologjiSamsung Galaxy Tab A8 - Zbulohen specifikat

Samsung Galaxy Tab A8 – Zbulohen specifikat

Informatat e para për tabletin e ri nga Samsung – Galaxy Tab A8 janë publikuar në shtator, më pas filluan të zbulohen detaje për specifikat e tij, e tani “kanë rrjedhur” dhe renderët e parë zyrtarë.

Galaxy Tab A8 do të jetë “i disponueshëm” që do të kushtojë 260 dollarë. Do të ketë ekran prej 10,5 inç LCD me rezolucion 1.920×1.200 pikselë, me format 16:10 dhe frekuencë rifreskimi prej 60 Hz.

Tableti do të ketë katër altoparlantë dhe përkrahje për teknologjinë Dolby Atmos, e në dispozicion do të jetë edhe kablloja 3,5 për kufjet si dhe porti USB-C.

Korniza do të jetë e punuar nga alumini, e tabletin do ta vë në funksion procesori Uniscov Tiger T618. Por do të ekzistojë edhe modeli me mundësi lidhje Wi-Fi, si dhe modeli që përkrah rrjetin LTE.

Prodhimi i Galaxy Tab A8 pritet të ndodh kah mesi i muajit të ardhshëm, derisa në fund të janarit fillon prodhimi i modelit S8 Plus dhe S8 Ultra me ekran OLED. Pajisjet do të prezantohen në shkurt të vitit të ardhshëm.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment