19.7 C
Albania
Sat, 19 June, 2021

Sallata me qiqra për më shumë fibër/ Një recetë e shpejtë

Qiqrat janë ndër miket më të mira të sistemit tretës.

Ato përmbajnë shumë fibër të tretshme, të cilën bakteret e mira në stomak e shpërbëjnë në mënyrë që zorra e trashë ta tresë atë në mënyrë më të ngadaltë.

Studimet konfirmojnë se qiqrat,  janë bishtajorët e dytë më të kultivuar në botë, përmirësojnë tretjen në mënyrë fantastike dhe ndihmojnë në mirëmbajtjen e peshës.

Të Duhet Më Shumë Fibër? Provo Sallatën Mesdhetare Me Qiqra

Një sasi prej 100 gramësh qiqra ofron 20% të dozës së nevojshme ditore të proteinës, fibrës, folatit, hekurit dhe fosforit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë të thjeshtë në përgatitje të sallatës Mesdhetare me qiqra.

Përbërësit:

  • Gjysëm filxhan çiaji qepë të kuqe të grirë
  • 2 kuti me qiqra të gatshme me pak kripë
  • 1 tufë majdanoz të grirë hollë
  • 1 spec të kuq
  • 1 spec me ngjyrë portokalli
  • 1 spec jeshil
  • Gjysëm filxhan çiaji me copa kastraveci
  • Gjysëm filxhan çiaji copa djathi të bardhë.
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 lugë gjelle uthull vere të kuqe
  • 2 thelbinj hudhre të grirë
  • 1 lugë e gjysmë çiaji rigon
  • 1 lugë çiaji kripë
  • Gjysmë luge çiaji piper të zi.

Përgatitja:

Hidhini qepët në një enë të mbushur me ujë të ftohtë që të zbuten pak.

Merrni një tas sallate dhe hidhni qiqrat, majdanozin, specat, kastravecat dhe djathin e bardhë.

Në një enë më të vogël përzieni vajin e ullirit, uthullën e verës së kuqe, hudhrën, rigonin, kripën dhe piperin.

Kulloni qepët e kuqe dhe shtojini në sallatë dhe më pas sipër hidhni erëzat dhe vajin e ullirit.

Përziejini të gjithë bashkë dhe nëse lejon koha lëreni sallatën të marinohet në frigorifer për 30 minuta.

Sallatën e mbetur mund ta ruani në frigorifer për deri në 3 ditë.

Atë mund ta servirni duke e shoqëruar me salcë avokadoje apo me mishin e pulës në skarë por edhe me pite të freskëta.

Burimi: AgroWeb.org

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit