29.5 C
Tiranë
HomeRecetaSallata me pjepër! Shija e veçantë e verës!

Sallata me pjepër! Shija e veçantë e verës!

Një nga frutat më të dashura të stinës i cili konsumohet shumë mirë gjatë ditëve të nxehta pasi dhuron ëmbëlsi dhe shumë hidratim.

Ky frut i ëmbël ul stresin dhe mërzitjen, madje lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit.

Pjepri është i pasur me hekur, kalcium, fosfor dhe me sidomos me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.

Siç do ta shikoni edhe më tej në këtë recetë, është nga ato fruta që mund të kombinohet shumë lehtë dhe në sallatë.

Duke u kthyer kështu në një nga gatimet kryesore të tavolinës dhe ndër më të veçantët që do të kënaqë të gjithë familjen.

Do të zgjidhni pjeprin e verdhë bashkë me sallatën e shijshme dhe plot shëndet valeriana.

Ndiqni më tej recetën e sallatës me pjepër.

Përbërësit

900 gr pjepër

100 gr sallatë valeriana

300 gr rrepa te kuqe

200 gr djathë i bardhë

80 gr ullinj të zinj

Vaj ulliri

Kripë

Mente ose nenexhik

Përgatitja

Për të përgatitur sallatën me pjepër vazhdoni me këtë të fundit.

Qëroni pjeprin dhe priteni në kubikë të vegjël deri në 2-3 cm,  më pas prisni në feta të holla edhe rrepat pasi t’i lani dhe pastroni.

Të dy këta përbërës lërini veçmas e ndërkohë zgjidhni fletët e sallatës tuaj valeriana një nga një.

Shtoni me pas tek sallata rrepat e kuqe, djathin e bardhë të preprë në kubikë, ullinjtë e prerë në feta e në fund pjeprin.

Shtoni kripën dhe vajin dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit e sallatës.

Në fund sipas dëshirës mund të shtoni sipër pas mente ose nenexhik për shije me të freskët.

Vendoseni në mesin e tavolinës tuaj dhe mund ta konsumoni menjëherë.

Për këtë sallatë nuk këshillohet ruajtja në frigorifer pasi frutat përveçse humbin ngjyrën kanë tendencën edhe të lëshojnë aciditet.

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje