19.7 C
Albania
Sat, 19 June, 2021

Sa e vjetër është toka?

Toka është përafërsisht 4,6 miliard vite e vjetër. Studiuesit e kanë llogaritur duke studiuar gurë të meteoritëve që kanë rënë në Tokë. Meteoritët janë copa shkëmbore të krijuara në të njëjtën kohë me Tokën dhe pjesen tjeter te sistemit Diellor. Ndërsa shkencëtarë te tjere e kanë gjetur vjetërsinë e tokës sipas kohës që i nevojitet metalit radioaktiv të Uranit të zbërthehet.

Nga se përbëhet toka?

Shtresa e jashtme e Tokës përbëhet nga një kore e hollë dhe e ngurtë me një thellësi prej 30-80 kilometrash. Poshte kores gjendet një mbulesë e ngurtë pjesërisht e shkrirë. Kjo shtresë është manteli i Tokës dhe është i trashë rreth 2900 kilometra. Pastaj me ne thellesi ndodhet pjesa e jashtme e bërthamës së Tokës e përbërë nga metalet në gjendje të lëngët. Në qendër gjendet bërthama në të cilen metalet me me shumice jane hekuri dhe nikeli.

Nga ç’ka u bë toka?

Njerezit primitive mendonin se Toka dhe planetët janë shkëputur nga Dielli. Sot, shumica e shkencëtarëve janë të një mendimi që planetët, së bashku me Tokën dhe Diellin janë krijuar në të njëjtën kohë. Një dredhë e pluhurit dhe reve të gazta janë mbledhur në një hapësirë dhe me tërheqjen nga qendra janë bashkuar. Nga pjesa më e madhe e reve të gazit është krijuar Dielli ndërsa nga mbetjet tjera janë krijuar Toka dhe planetët.

Artikulli i mëparshëmKorabi mali më i lartë i Shqipërisë
Artikulli tjetërSi sot 27 Dhjetor!

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit