11.5 C
Tiranë
KryefaqjaAktualitetRrezikohet helmimi i qindra mijëra qytetarëve/ “Mos pini ujë nga çezma”, Ujësjellësi...

Rrezikohet helmimi i qindra mijëra qytetarëve/ “Mos pini ujë nga çezma”, Ujësjellësi jep njoftimin: Uji ka ngarkesë…

Institucioni i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Fier, ka publikuar një njoftim ku kërkohet që qytetarët të mos konsumojnë ujin e pijshëm nga çezma, pasi sipas analizave të kryera, kishte ngarkesa mikrobike.

Të gjitha mostrat e marra në puset që furnizojnë me ujë bashkinë e Fierit, rezultuan të tilla që nuk përmbushin standartet shtetërore për t’u konsumuar. Ndërsa më tej në njoftim, rekomandohet që uji të jetë për përdorim sanitar.

Njoftimi i Plotë:

Ne vijim te komunikimit ne lidhje me cilesine e ujit te pijshem ne Bashkine Fier, pas situates se krijuar si pasoje e permbytjeve, ju bejme me dije se:

Nga pergjigjet paraprake te mostrave te ujit te analizuara nga Instituti i Shendeti Publik, te 9 mostrat ne puset qe furnizojne me uje te pijshem Bashkine Fier (ne Kafaraj, ne Depo ne qafen e Koshovices dhe ne pika te rrjetit), rezultojne ngarkese mikrobike dhe jane Jo Konform Standartit Shteteror, ne baze te VKM 379 datë 25.05.2016,”Për Miratimin e Rregullores “Cilësia e ujit të pijshëm”.

Per kete arsye ❌uji nuk rekomandohet per t’u konsumuar (si uje i pijshem per qytetaret), ai mund te perdoret vetem per perdorim sanitar (komunal) deri ne nje pergjigje te dyte nga ISHP.

Faleminderit per mirekuptimin!

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera