29.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

Ronaldo rrezikon diskualifikimin për protestat e ashpra ndaj gjyqtarit anësor dhe që u largua nga fusha pa përfunduar takimi

Reagimi i furishëm i Cristiano Ronaldos (i cili në mënyrë të dukshme hodhi shiritin e kapitenit në tokë pasi goli nuk iu dha në ndeshjen kundër Serbisë) mund t’i kushtojë me një diskualifikim sulmuesit të Portugalisë dhe Juventusit.

Sipas “Iusport”, protesta e qartë kundër gjyqtarit holandez Makkelie mund të interpretohet si shkelje e nenit 11 të kodit disiplinor të FIFA-s.

Sjelljet që diskreditojnë futbollin dhe organin më të lartë drejtues, në fakt, mund të sanksionohen me rregullore. Përveç dënimit, rreziku është pra një diskualifikim.

Ylli 36-vjeçar lëshoi fushën para se të përfundonte takimi, derisa bënte me shenjë se ky takim për të ka përfunduar.

Vërehet qartë se topi kishte kaluar vijën e portës, mirëpo për shkak se në kualifikimet për Botëror nuk është implementuar ende VAR-i dhe teknologjia kur topi kalon vijën (goal line technology), portugezi do të mbetet pa këtë gol në llogarinë e tij.

Takimi mes Serbisë dhe Portugalisë përfundoi 2-2, e që pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte të drejt të acarohet me golin e padhënë.

Burimi: Telegrafi

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit