11.5 C
Tiranë
KryefaqjaSportRonaldo apo Messi?! Pique duket se i ka dhënë fund debatit se...

Ronaldo apo Messi?! Pique duket se i ka dhënë fund debatit se kush është më i miri i të gjitha kohërave

Gerard Pique duket se ka gjetur një përgjigje që tifozët e futbollit mund ta dashurojnë në debatin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, se cili është më i miri në histori të futbollit.

Mbrojtësi spanjoll ka pasur luksin të luajë me Messin dhe Ronaldon në karrierën e tij të shkëlqyer.

Ai ishte për një kohë të shkurtër shok skuadre me yllin portugez në Manchester United dhe shijoi një periudhë magjike me shtatë herë fituesin e Topit të Artë te Barcelona.

Pra, Pique ka çfarë të tregoi kur pyetet për Messin dhe Ronaldon, pasi ka parë nga afër dyshen legjendare të futbollit.

Dhe ai ofroi një përgjigje jashtëzakonisht diplomatike ndaj pyetjes së vjetër të futbollit, duke thënë se Messi nuk është njeri, gjë që e bën Ronaldon më të mirin ndër njerëz.

“Unë mendoj se ata të dy janë të mrekullueshëm. Po flasim për dy nga lojtarët më të mirë, jo vetëm në botë, por edhe për historinë e këtij sporti”, deklaroi Pique në BT Sports.

“Gjithmonë kam thënë se Messi ka një talent që askush nuk e ka. Dua të them, ai ka topin dhe shpejtësinë e tij që kontrollon topin”.

“Topi nuk i largohet dy metra nga këmba e tij, është gjithmonë aty, është e pamundur ta kapësh, këtë talent nuk e pashë te askush”.

“Cristiano Ronaldo është një lojtar shumë i ndryshëm, ata janë shumë të ndryshëm. Ai është i gjatë, i fortë, është me të vërtetë i kompletuar. Ai mund të bëjë gjithçka”.

“Ai mund të bëjë gola me kokë, goditje të lira, penallti, të fitojë duele një me një”.

“Por, për mua është sikur Messi nuk është njeri, por Cristiano është më i miri prej njerëzve”, ka shtuar më tej spanjolli.

Kjo përmbledh në mënyrë të shkëlqyer rivalitetin mes Messit dhe Ronaldos, me superyllin e Paris Saint-Germain që shpesh di të shënojë gola dhe asistime që të lënë pa fjalë. 

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera