10 C
Albania
Sat, 17 April, 2021

Rita Orën nuk e zuri tabela e nderit në shkollë, ndaj emrin e ka në hyrjen kryesore

Vera, mamaja e Rita Orës ka bërë një ndalesë në shkollën fillore të vajzës. Ajo ka ndarë disa pamje të vendit ku Rita u rrit dhe ku duket se në hyrje të saj është vendosur emri i yllit ndërkombëtar si një shembull suksesi tanimë.

“Duke kaluar nga shkolla jote e fillores Rita Pita, ti je legjendë”, ka shkruar Vera duke përmendur dhe faktin se është një mama shumë krenare për të bijën.

Dhe në fakt kush nuk do të ishte, me punën dhe suksesin e pasuar të Ritës, e cila për vite me radhë ka kryesuar me këngët e saj toplistat më të njohura ndërkombëtare dhe mbetet një nga emrat më të suksesshëm të muzikës pop edhe sot.

Burimi: revistawho

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,973FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit