20.5 C
Tiranë
HomeShowBizzShowbiz nga BotaRita Ora i ka mësuar shqip të dashurit/ Ja si e thërret...

Rita Ora i ka mësuar shqip të dashurit/ Ja si e thërret ai atë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka disa kohë që është në lidhje me regjisorin e famshëm, Taika Waititi.

Ky i fundit duket të jetë shumë suportues ndaj të dashurës së tij dhe arritjeve të saj në karrierë.

Ai së fundmi ka shpërndarë me fansat e tij në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet një përmbledhje nga koncerti i fundit i Ritës i mbajtur në Kullën Eiffel.

Por e veçanta është se ai ka shkruar në mbishkrimin e saj fjalën “Zog” në gjuhën shqipe, e që duket të jetë termi përkëdhelëz me të cilin i referohet artistes shqiptare.

”Jepi Zog”, ka shkruar Taika Waititi, duke i uruar Ritës suksese në këtë koncert.

Rita dhe regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re filluan të takoheshin në fillim të këtij viti, kur Rita ndodhej në Australi për formatin “The Voice” atje.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment