8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

Rinia dje dhe sot

Le të flasim për rininë të këtij brezi, për ata që janë sot 18-20 vjeç.

Duke mos bërë avokatin e djallit do them mendimin tim, me të cilin do përpiqem të jem sa më i drejtë.Fillimi i viteve 2000 ka qenë një fillim mjaft premtues sa i përket në anën arsimore por dhe atë teknologjike. Mjaft gjëra filluan dhe po punonin më mirë në Shqipëri, pavarësisht se ekonomia e Shqipërisë në ato kohë ishte në një fazë tranzicioni. Ishte fillimi i një shekulli të ri, Shqiperia avash avash po linte pas kohët e vështira, dhe të gjitha problemet e viteve 90′ po zbuteshin.

Protestat, viteve 1991-1992

Por le të flasim konkretisht për ata të rinj dhe të reja që sot janë 20 vjeç, sa ka ndryshuar kjo gjeneratë nga ata të vitit 1990?.A kanë marrë shembull nga ata të rinj që sot janë një brez shumë premtues?

Para se të fillojmë gjykimin, le të bejmë një dallim themelorë.Të gjithë ata të brezit të viteve 90 janë dhe kanë qenë fillimi i një revolucioni. Sepse të gjithë ata sot janë femijë qe u rritën me vështirësi të medha. Regjimi komunist kishte shkaktuar probleme të mëdha te ekonomia por dhe te shoqëria, prindërit e atyre kishin vojtur, por ja dolën mban. Shumë nga ata emigruan në vendet fqinjë dhe anë e mban botës. Morën fëmijët e tyre dhe ikën për një jetë më të mirë. Ata dhe fëmijët e tyre jetojnë me dinjitet dhe të drejtat e tyre në shtetet ku banojnë.

Por a është kjo gjeneratë aq e mirë dhe aq premtuese?

Le të bejmë disa krahasime.

Gjenerata e viteve 90′ nuk kishin teknologji dhe internet kaq të avancuar sa kjo e kësaj kohë, por dinin të lexonin më shumë dhe të zhvillonin aftësitë e tyre më shumë sesa kjo gjeneratë që i gjenë gati çdo gjë.Gjenerata e viteve 90′ respektonin prindërit, kishte mirëkuptim dhe mirënjohje më shumë sesa kjo e brezit të ri që ja kthejnë shpinën prindërve shumë kollaj pa pik kulturë. Gjenerata e viteve 90′ kishin më shumë respekt për çdo gjë që ata kishin, qoftë në punë, qoftë në shkollë apo në shoqëri, në anën tjetër shikon ketë brez që përdorin fjalë fyese dhe banale qoftë në shtëpi ose në shoqëri.

Mjaft fola për krahasimin, sepse nuk jemi këtu që ta ndëshkojmë këtë brez, sepse nuk kanë faj vetëm ata, por i gjithë sistemi!Dhe kur them sistem, e kam fjalën për arsimin, shoqërinë dhe familjen. Arsimi i ditëve të sotme nuk është në nivelin e duhur, sepse pavarësisht që teknologjia ka avancuar, nuk po i kalohet të rinjve ideja e respektit ndaj shtetit dhe njerëzve. Shoqëria që ata jetojnë nuk i ofron atyre mundësinë të jenë qytetar që ndihmojnë dhe respektojnë rregullat dhe ligjet. Kur pranë atyre kalojnë dhe krenohen pa kuptim tipa mendjemëdhenjë dhe arrogantë. Tipa, (me falni për krahasimin) që nuk dinë as të kujdesen për pastërtinë higjenike, por dinë mjaft mirë të shajnë dhe të krijojnë konflikte kudo që janë.Dhe sa i përket familjes, ajo lot një rol kyç sa i përket karakterit dhe respektin (po përseris prap fjalën respekt, por është shumë me vlerë) ndaj të tjerëve. Familja është ajo që duhet ti mësojë fëmijës së pari se ku janë limitet! Ku është kufiri jot dhe ku fillon i tjetrit. Mirëkuptimi dhe mbrojtja e vlerave të mira kalojnë nga familja. Traditat e mira dhe gjuha shqipe është gjuhë e cila ka një histori të lashtë, edhe kjo fillon prap aty, nga familja!Shumica e kësaj gjenerate nuk dinë historinë e tyre, gjë për t’u ardhur keq. Vlerat e mira dhe traditat po i harrojnë dhe në vend të atyre po marrin ato ide të një shteti apo shoqërie tjetër. Pse? Pse kjo shfarosje e të qenurit një qytetar me vlera reale dhe jo të kopjuara. Ndoshta ca mendojnë që kjo është demokracia dhe kështu duhet të bejmë, jo kjo nuk është zgjedhja. Asnjë nuk do që vlerat reale dhe ato që dikur, dikush luftoi që të na i jap, ne ti hedhim në koshin e plehrave. Është në dorën tonë ti bejmë gjërat më mirë, për fëmijët dhe për të ardhmen tonë, le ta ndihmojmë këtë gjeneratë të gjejë rrugën e drejtësisë dhe zhvillimit.E meritojmë të gjithë dhe ky vend ka shumë potencial vetëm po të jemi të bashkuar!Do ja dalim, dhe ditë më të mira do vijnë!

Nga Armand Muzhaqi

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit