8.5 C
Tiranë
HomeBotaRifillon turizmi në Greqi

Rifillon turizmi në Greqi

Nga e mërkura, Greqia rinisi fluturimet drejt destinacioneve më të kërkuara të saj turistike, ndërsa përpiqet të shpëtojë një pjesë të sezonit të përvitshëm të turizmit që është thelbësor për ekonominë e saj. Mbi 100 fluturime priten në 14 aeroportet rajonale, që përfshijnë edhe ishujt popullorë të Korfuzit, Santorinit, Mikonosit, Rodosit dhe Kretës. Të gjithë aeroportet në vend tani presin fluturime ndërkombëtare dhe portet e Patras dhe Igumenicës kanë filluar sërish të presin tragetet nga Italia.

Udhëtarëve u jepen kode të skanueshme pasi ata plotësojnë një pyetësor me detaje personale si për shembull vendi i tyre i origjinës dhe vendet nga ku kanë kaluar në 15 ditët e shkuara. Atyre që do të testohen do tu kërkohet të izolohen në adresa të caktuara ndërsa presin për rezultatet. “Do të jetë një sezon shumë i vështirë turistik. Ne do të bëjmë më të mirën e mundshme”, tha kryeministri Kiriako Micotaqis këtë javë. Greqia ka një bilanc relativisht të ulët të viktimave të koronavirusit, nën 200 dhe ka lancuar një fushatë promocionale për të rikthyer në jetë turizmin, që zë një të katërtën e GDP së saj. Vendi shpreson të sigurojë vizitorët e mundshëm por edhe vetë grekët, që druajnë për një rikthim të pandemisë me kthimin e turistëve.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,783FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment