Revista “People” zgjedh 10 albumet më të mira të vitit 2020/ Rendit të parin “Future Nostalgia” të Dua Lipës

0
47
dua lipa

Përkundër pandemisë COVID-19, një mori yjesh arritën të futeshin në studio dhe të regjistronin muzikë që na ndihmoi ta kalonim vitin pandemik.

Kur bota u mbyll në fillim të këtij viti ndërsa u përhap pandemia COVID-19, pothuajse dukej sikur muzika do të ndalonte gjithashtu.

Por fatmirësisht, këta artistë u kthyen në studio, duke përdorur karantinën si një kohë për të zhbllokuar edhe më shumë kreativitet në zanatin e tyre.

Revista me nam botëror, People ka zgjedhur 10 albumet më të mira dhe të suksesshme të vitit, ku të parin kanë vlerësuar albumin “Future Nostalgia” të artistes shqiptare, Dua Lipa.

E lumtur për këtë sukses, Dua Lipa edhe vet rishpërndau në InstaStory disa imazhe të miqve të saj, të cilët krenoheshin me suksesin e saj.

“Future Nostalgia” u publikua në muajin mars dhe është albumi më i dëgjuar i një artisteje femër për këtë vit në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Më poshtë gjen listën me 10 albumet më të mira të vitit 2020, të përzgjedhura nga Revista “People”. 

Burimi: Telegrafi

Lini një përgjigje