8 C
Albania
Sun, 18 April, 2021

Rënia e flokëve si pasojë e stresit të shkaktuar nga pandemia

Listës së problemeve që shkakton koronavirusi i është shtuar edhe rënia e flokëve si pasojë e stresit.

Të dhënat nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos treguan se kohët e fundit pacientët raportonin një rritje të problemin me rënien e flokut.

Individët e trajtuar vuanin nga sulmet e ankthit e stresit për shkak të situatës me pandeminë, faktor i cili ndikonte së tepërmi në shëndetin e organizmit.

Sipas studimeve ku bazohet Agroweb.org, thuhet se pas një ngjarjeje stresuese rënia e flokëve zgjat rreth tre muaj ose më shumë.

Kjo gjë e bën konfuz personin e prekur duke qënë se manifestimi fikzik i stresit vazhdon të ndodhë edhe pse ata nuk ndihen më të stresuar.

Arsyeja pse shenjat e stresit zgjasin  kaq shumë nuk është e qartë, por trupi në mënyrë të parakohëshme mund të detyrojë flokët të kalojnë në fazën e fjetur të ciklit të tyre të rritjes, e cila bën që rrënja e flokut të tkurret dhe të bjerë.

Mjekët këshillojnë se nëse keni humbje të flokëve, është mirë që të bëni një kontroll mjekësor për ndonjë problem të mundshëm të tiroideve ose anemisë.

Por nëse stresi është shkaku, atëhere në ndihmë mund t’ju vijnë suplementet për rënien e flokëve dhe koha.

Në momentin që niveli i stresit ulet atëhere edhe rënia e flokeve ndalet. Ato fillojnë të rriten pësëri sepse gjëndrat e tyre vazhdojnë të jenë aktive dhe të shëndetshme.

Përveç rënies së flokëve, stresi mund të shkaktojë edhe shpërthime të akneve, zbokthit dhe ekzemës, veçanërisht tek njerëzit e moshuar të cilët janë më të rrezikuar nga COVID-19.

Në rastin e ekzemës mjekët rekomandojnë të bëni dushe të shkurtra me ujë të vakët duke përdorur sapun pa aromë në zonat problematike.

Kur lëkura është shumë e thatë edhe një sapun i butë mund ta zhveshë atë nga vaji natyral e kështu të shkaktojë probleme të mëtejshme.

Burimi: AgroWeb.org

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,969FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit