8.5 C
Tiranë
HomeBotaRefugjatët sirianë përballen me kërcënimin e dëbimit nga Turqia pasi akuzohen se...

Refugjatët sirianë përballen me kërcënimin e dëbimit nga Turqia pasi akuzohen se kishin ngrënë banane në mënyrë “provokative”

Refugjatët sirianë përballen me kërcënimin e dëbimit pasi autoritetet turke arrestuan 11 prej tyre, me akuzën se kishin ngrënë banane në mënyrë “provokative” në postimet në mediat sociale.

Sipas mediave të huaja, Departamenti i Policisë së Stambollit mori masa ndaj 31 të dyshuarve në total në rastin e bananeve, duke arrestuar 11, sipas mediave turke.

Rasti i bananeve filloi kur një video u postua në mediat sociale në të cilën një turk në Stamboll ankohej se “nuk mund të përballonte të blinte banane”, ndërsa sirianët mund të përballonin “konsumimin e disa kilogramë bananeve”.

Kjo pamje video shkaktoi një polemikë të madhe mes sirianëve që banojnë në Turqi, pasi “pionierët e mediave sociale” shpërndanë lloje të ndryshme imazhesh satirike, të gjitha të lidhura me ngrënien e bananeve nga ana e tyre.

Dhe turqit vlerësuan se këto video “talleshin me vështirësitë ekonomike të qytetarëve turq” përballë inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës kombëtare.

Brenda një jave, çështja u përshkallëzua dhe më 28 tetor, autoritetet turke arrestuan 7 refugjatë sirianë që shpërndanin video për bananet, me akuzën e “nxitjes së njerëzve në urrejtje dhe poshtërim”.

Madje, Shërbimi Turk i Emigracionit tha se do t’i dëbojë ata pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore.

Rreth 4 milionë sirianë jetojnë në Turqi, sipas statistikave zyrtare turke.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment