10.5 C
Tiranë
HomeRecetaReceta më e mirë e çajit të ftohtë të bërë në shtëpi

Receta më e mirë e çajit të ftohtë të bërë në shtëpi

Këtu është çaji i ftohtë që unë do ta pija gjatë gjithë verës: çaj i ftohtë Thai! Është fantastik për t’u hidratuar dhe për të luftuar ditët e nxehta. Kjo është receta e çajit që e gjeni në çdo restorant me gatime tajlandeze, por bërja e këtij çaji në shtëpi është çuditërisht super e lehtë.

Ku ndryshon çaji ‘Thai’ nga çaji i ftohtë i zakonshëm?

Ndërsa çaji i ftohtë i zakonshëm mund të jetë disi i butë dhe shërbehet me opsionin e çajit të ëmbël, çaji i ftohtë Thai është më i koncentruar dhe i shijshëm. Kjo pije e veçantë ka shumë ‘star anise’ një erëz që mund ta gjeni te dyqanet e erëzave edhe në vendin tonë, por edhe karafil, të cilat i japin edhe një aromë të veçantë. Ëmbëlsohet me pak sheqer dhe një lugë qumësht i kondensuar (qumësht Panda).

Përbërësit: Për 4 persona

  • 5 gota uji
  • 6 qese çaj i zi ose çaj i kuq ‘Thai’, ose 1 e 1/2 lugë çaj sipas dëshirës
  • 2 ‘star anise’ (e gjeni te dyqanet e erëzave)
  • 3 karafila
  • 2 lugë sheqer
  • Akull
  • 1/4 filxhan qumështi i kondensuar

Përgatitja:

  • Ziejeni ujin. Hiqeni nga zjarri dhe në enën e ujit, vendosni qeset e çajit, ‘star anise’ dhe karafilat.
  • Sigurohuni që ato të zhyten plotësisht. Lëreni për 10 minuta. Hiqni qeset e çajit dhe erëzat: Përdorni një lugë të madhe ose një sitë.
  • Hidhni edhe sheqer, trazojeni derisa të tretet. Lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës.

Për ta shërbyer:

  • Përdorni gota të gjata dhe mbushni secilën me kube akulli. Plotësoni secilën gotë qelqi deri te 3/4 plot me çaj.
  • Shtoni një lugë gjelle qumështi të kondensuar të ëmbël në secilën gotë qelqi dhe trazojeni për t’u kombinuar.

Pijeni menjëherë!

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,790FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment