11.5 C
Tiranë
HomePolitikeRama vijon fushatën në Pogradec, sulmon Bashën për takimet elektorale: Kujtojnë se...

Rama vijon fushatën në Pogradec, sulmon Bashën për takimet elektorale: Kujtojnë se jam xheloz për turmat

Nga Pogradeci, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kreun e opozitës Lulzim Basha në lidhje me takimet e tij elektorale, ku shfaqen njerëz të grumbulluar që nuk mbajnë maska dhe nuk respektojnë distancimin social.

Kreu i qeverisë u shpreh se që procesi i vaksinimit të ketë efekt në ndërprerjen e zinxhirit të infektimeve duhet të shoqërohet me respektimin e masave të thjeshta kundër pandemisë.

“Unë e kam përsëritur çdo ditë. Për fat të keq ka njerëz të cilëve ju duket kjo si politikë, por ka edhe më keq akoma që e mendojnë si shprehje xhelozie. Faktikisht nuk ka diskutim që çdo parti politike dhe aq më shumë një parti si e jona mund të mbledhë njerëz masivisht, por është papërgjegjshmëri në kushtet kur vaksinimi është vërtetë një armë fatale kundër armikut të padukshëm, por nëse nuk shoqërohet me distancimin dhe nëse paralelisht nuk i bëjmë të dyja bashkë, vaksinim dhe distancim, sigurisht që vështirësojmë punën tonë, aq me tepër që janë para syve tanë shembujt e vendeve të tjera, ku për marshime elektorale janë humbur jetë njerëzish dhe janë plagosur shumë marshues. Nuk është kjo që duhet të ndodhë dhe nuk është kjo sjellja e një lidershipi politik i cilësdo force politike, që pretendon të këtë një zë dhe një vend në tryezën e vendimmarrjes së vendit. Kjo është thjesht papërgjegjshmëri”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri Rama tregoi se gjatë kësaj jave pritet që të vijnë në vendin tonë sasi të tjera vaksine që do të sigurojnë që personat e siguruar të marrin në kohë dhe dozën e dytë.

“Është një proces që nuk do ndalet. Jemi duke ecur me ritme shumë të larta, në radhë të parë falë një organizimi shumë efikas dhe koordinimit shumë të mirë që bëhet nga Ministria e Shëndetësisë nën mbikqyrjen e ministres deri në qendrën më të largët shëndetësore. Po ashtu edhe aplikimet online për vaksinimin në portalin e-Albania po funksionojnë më se miri. Këtë javë vijnë sasi të konsiderueshme vaksinash që na japin mundësi të vazhdojmë vaksinimin masiv dhe duke garantuar që sapo vjen afati i dozës së dytë, vaksinat janë në dispozicion. Këtë javë do kemi një tjetër lajm për një tjetër dozë të konsiderueshme vaksinash të tjera”, deklaroi kryeministri.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,563FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment