‘Rama po u bën presion pronarëve të thonë se kanë marrë pagën e luftës’/Basha: Moratorium 1 vjeçar për tatimorët

0
23

Në përgjigje të videos së publikuar nga kryeministri Edi Rama ku zbulonte mashtrimin e demokratëve, kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se një gjë e tillë bëhet për të intimiduar pronarët e bizneseve.

TIRANË– Në përgjigje të videos së publikuar nga kryeministri Edi Rama ku zbulonte mashtrimin e demokratëve, kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se një gjë e tillë bëhet për të intimiduar pronarët e bizneseve të thonë që e kanë pagën e luftës. Nga Tirana në zonën 1, Basha u takua me disa pronarë të bizneseve të vogla, duke u prezantuar atyre dhe planin që ka PD-ja për mbështetjen e tyre. Basha nuk i kurseu as akuzat se prioriteti i Ramës është pasurimi i tij personal dhe I 5 oligarkëve.

“Shikoni si e shpenzon kohën, duke gjurmuar si një hajdut i vogël, si një spiun i vogël dhe për t’u rënë nga mbrapa bizneseve, për t’i intimiduar, për t’i frikësuar, sepse thonë të vërtetën. Këto nuk janë sjelljet e një kryeministri të përgjegjshëm, këto nuk janë sjelljet e një burri shteti. Këto janë sjellje të një regjimi në ikje, të një njeriu të obsesuar pas pushtetit dhe pas pasurisë së tij personale, të një shërbëtori të mjerë të 5 oligarkëve, me të cilët punon dhe për të cilët ka vënë të punojë të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.

Basha flet për një moratorium 1 vjeçar për tatimorët, duke thënë se “Makthi i bizneseve do të marrë fund”

“Shqipëria nuk do të jetë më e 5 oligarkëve, por e të gjithë shqiptarëve. Paratë e buxhetit Do të shkojnë për të mbështetur biznesin e vogël jo thjesht me një mbështetje të fuqishme, me një paketë fiskale si ajo që kemi propozuar me 0.5 % të xhiros vjetore, e vetmja taksë, asnjë taksë tjetër lokale e qendrore. Mbi të gjitha, duke i çliruar nga makthi i tatimorëve, duke i futur tatimorët në garnizon, përmes një moratoriumi në vitin tonë të parë të qeverisjes dhe, pas kësaj, asnjë kontakt fizik midis inspektorëve të shtetit dhe biznesit të vogël apo biznesit në tërësi. “– tha Basha.

Leave a Reply