25.7 C
Albania
Fri, 23 July, 2021

Publikut apo “pronarëve të fortë”?/ Lleshaj tregon konfliktin me Ndreun

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj  i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ka pranuar se ka patur përplasje të forta me kryebashkiakun socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu, gjatë kohës që ishte drejtues politik në qarkun e Lezhës.

Mes të tjerave Lleshaj tha se me kryebashkiakun socialist pohoi se konflikti mes tyre ka qenë pikërisht menaxhimi i bregdetit, për të cilin 2 ditë më parë pati edhe katër viktima dhe dy të plagosur rëndë në plazhin e Velipojës.

“Nuk kam pasur konflikte të natyrës politike as personale. Unë kam shërbyer për një periudhë si drejtues politik në qarkun e Lezhës, kam disa standarde që nuk i thyej, ka pasur divergjenca në qëndrimi, por jo konflikte. Nuk kam pasur ndonjë bashkëpunim të thellë, pasi kemi qenë në pozicione të ndryshme. Kam pasur divergjenca, padyshim kam patur divergjenca. Për menaxhimin e bregdetit. Aty kemi pasur divergjenca. Unë vazhdoj të kem qëndrim ndryshe për vijën bregdetare. Mendoj që duhet t’i shërbejë publikut”, ka deklaruar Lleshaj.

Kujtojmë se në 10 qershor të vitit të shkuar ndërkohë që po zhvillohej live mbledhja e Task Forcës për çështjen e turizmit në një resort në Durrës, mes kryebashkiakut të Lezhës dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka plasur një sherr edhe në prani të mediave që po transmetonin direkt aktivitetin. I pari që ka reaguar me fjalë të ashpra ka qenë Ndreu, i cili ka akuzuar ministrin Lleshaj se IKMT po e shkatërron sezonin turistik duke bërë prishje objektesh pa paralajmërim.

Sipas tij për këtë çështje ka biseduar natën e djeshme edhe me Edi Ramën, të cilit i ka thënë se kryebashkiakët, nuk mund të trajtohen si policë në rresht. Menjëherë pas kësaj ka ndërhyrë Lleshaj me tone të larta duke ‘kërcënuar’ Ndreun, se po ia kursen ato që do t’i thoshte në këtë rast.

Pasi debati është rënduar, ka ndërhyrë ministri Blendi Klosi, i cili ka kërkuar që të largohen mediet në mënyrë që mbledhja të zhvillohet pa kamera.

Ndërkohë së fundmi, Pjerin Ndreu është kallëzuar penalisht në Prokurori, nga tre efektivë të Policisë së Shtetit, me pretendimin se i ka penguar të ushtrojnë detyrën.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën turistike të Shëngjinit, jashtë ambienteve të një hoteli në vijën e parë të bregdetit.

Punonjësit e Policisë kanë kërkuar ndërprerjen e muzikës dhe mbylljen e lokalit, por kanë hasur në kundërshtinë e pronarit të subjektit. Përballë rezistencës, në ndihmë të patrullës së Shëngjinit ka shkuar forca e posaçme “Shqiponja”, të cilët në debat e sipër kanë tentuar të shoqërojnë në Komisariat pronarin e hotelit, por referuar kallëzimit penal, në ato momente ka dalë nga lokali kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, duke i penguar që të ushtrojnë detyrën, me pretendimin se ligjin e bënte ai.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit